PS "ngaterron" ngjyrat me PD? Kongresi i FRESSH me salle blu
Pas shtate vitesh ne drejtimin e Partise Socialiste, kryesocialisti Edi Rama ka ndryshuar jo vetem statutin, programin, menyren e drejtimit, por edhe simbolet e Partise Socialiste. Nese nje dallim kryesor mes PS dhe PS kane qene ngjyrat e flamurit partiak, tashme kjo diference duket se eshte shkrire. Shembulli me i qarte ishte kongresi zgjedhor i Forumit Rinor Socialist. Si rralle here ne historine e takimeve te ketij forumi, por edhe te vete Partise Socialiste ne salle ka dominuar ngjyra blu. Ndersa ngjyra roze, simboli i se majtes qe me pare vihej ne dukje deri dhe te ftesat qe dergoheshin per aktivitetet e PS-se ishte harruar. Gjithe skena e Pallatit te Kongreseve, ku mbajti fjalen kreu i PS-se Edi Rama, ku shpalosen platformat socialiste e rinj dhe ku u votua per zgjedhjen e kryetarit ishte e veshur me tapet blu. Nje simbol qe ne menyre te dukshme eshte quajtur gjithmone si ngjyra e Partise Demokratike. Zgjedhja ngjyres duket se nuk ka qene e rastesishme, pasi me dekorin dhe me gjithe elementet skenografik merren drejtuesit e larte te PS-se dhe ne kete rast Sekretari per Rinine dhe Emigracionin, Erion Veliaj. Por edhe vet kreu i PS-se, i cili i kushton jo pak rendesi imazhit. Por lideri i selise roze kete here ka zgjedhur te huazoje ngjyren nga kundershtari i tij, duke zhvilluar zgjedhjet per drejtuesit e forumit rinor ne nje skene blu, qe te kujtonte me shume aktivitetin e Forumit Rinor te Partise Demokratike. Pas ndryshimit te statutit te Partise Socialiste "huazimi" i elementeve dhe simboleve te kundershtarit politike eshte prirja me e re e kryetarit te Partise Socialiste.