LGBT, Arvizu: Ka diskriminim, SHBA do vazhdojë mbështetjen
Është zhvilluar mëngjesin e sotëm një konferencë mbi të drejtat e LGBT, e cila është përshëndetur edhe nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton nëpërmjet një video- konference.
I pranishëm ishte edhe ambasadori i SHBA- së në Tiranë Aleksandër Arvizu, i cili deklaroi se ky komunitet diskriminohet ndejshëm në Shqipëri dhe ka theksuar se apeli i tij ndaj qeverisë për të mbështetur të drejtat e tyre do të vazhdojë.
Sulmet vazhdojnë sot edhe në SHBA dhe në vendet tjera dhe ka vende ku ato nxiten nga qeveria. Sipas raportit të vitit 2012, 78 vende të botës kanë ende në legjislacionin e tyre kriminalitetin ndaj personave gay. SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë të palëkundur që të mbështesin të drejtat e komunitetit LGBT pasi të drejtat e tyre janë të drejtat e njeriut- Arvizu.
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha, u shpreh se për mbrojtejen e të drejtave të njeriut janë marrë masa duke bashkëpunuar me Avokatin e Popullit.
Në bashki kemi hapur zyrën kundër diskriminimit dhe bashkëpunojmë me Avokatin e Popullit dhe Ministrinë e Punës. Besoj se toleranca nuk është koncept, por si një virtyt i provuar i shqiptarëve përmes shekujve të errët të historisë do të vazhdojë të jetë vlerë dhe një nxitës në rrugën evropiane- deklaroi Basha.
Numri i shteteve që marrin pjesë në këtë konferencë është 17, dhe qëllimi i saj është dhënja e ideve që ky komunitet ti përballojë me sukses sfidat që mund të dalin.