E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS njeh vendimin e gjykates per Bashen, kerkon hetime te tjera

Rozeta Rapushi

Partia Socialiste njeh vendimin e Gjykates se Larte per pushimin e hetimit ndaj Ministrit te Jashtem Lulezim Basha per tenderin e rruges Durres-Kukes. Por nga ana tjeter, rithekson bindjen, se kjo rruge mbetet nje rast korruptiv i qeverise Berisha. Deputeti socialist, Arben Malaj, tha dje se selia roze e respekton vendimin qe gjykata mori per dosjen e rruges Durres-Kukes. Nje dite pas ketij vendimi, Malaj theksoi se ne tenderin per shtrimin e kesaj rruge, ka pasur mundesi te medha per korrupsion dhe se nuk u lejua nje gare e mirefillte. "Durres-Kukes, mbetet nje rast korruptiv i qeverise dhe procesi duhet thelluar. Shqetesimi yne ka qene, mundesite korruptive te medha qe pati per shkak te mungeses se gares dhe kostove te larta", u shpreh Malaj. Sipas tij, nuk ekziston asnje vend ne rajon apo Evrope, qe te perdore 10% te GDP-se, per te investuar ne 100 km rruge. "Per sa i perket ceshtjes gjyqesore, ne respektojme pavaresine e gjyqesorit, por mendojme se procesi nuk ka mbaruar, perkundrazi duhet thelluar me tej", vijoi Malaj per vendimin qe Gjykata e Larte mori nje dite me pare per pushimin e dosjes se hetimit te Durres-Kukes. Nga ana tjeter, Malaj kritikoi qeverine dhe per vijueshmerine e keq perdorimit te buxhetit. Deputeti socialist, akuzoi se qeveria po injoron krizen ekonomike duke e thelluar akoma me shume ate. "Rritja e pagave pensioneve dhe investimeve pa burimet ekonomike perkatese, nuk i shpetoi dot qeverite e deshtuara", u shpreh ai. Malaj theksoi, se PS nuk eshte kunder rritjes se pagave, pensioneve apo investimeve, por kunder cdo rritjeje abuzive qe behet thjesht elektorale dhe ne te ardhmen do te beje qe pensionet, pagat, asistencen per te paaftet dhe te papunet te vlejne me pak. "Mbi 10.000 punonjes kane humbur vendet e punes, 500 punonjes te ndertimit jane ne risk, 600 punonjes te Alpetrol per dy muaj s'marrin rrogat, mijera te tjera jane perballe uljes se pagave apo humbjes se vendit te punes. Grevat e urise te grupeve sociale per mbijeteses po rriten", tha Malaj, duke permendur se te vetmit te mbi punesuar ne vend jane kryeministri, kryetarja e parlamentit dhe qeveria.

10 Mije Punonjes, kane humbur vendin e punes gjate mandatit te qeverise se djathte, sipas Partise Socialiste. Deputeti Arben Malaj tha dje se papunesia do te rritet si pasoje e mungeses se strategjise anti krize te qeverise.

2 Dite Me pare, Gjykata e Larte i cilesoi te pavlefshme, te gjitha hetimet e kryera nga Prokuroria te dhena pas dates 6 nentor 2006, per hetimin e tenderit per ndertimin e rruges Durres-Kukes.

Qendrimi

Selia roze pranoi vendimin e marre dy dite me pare nga Gjykata e Larte per pushimin e dosjes se rruges Durres-Kukes. Pavaresisht vendimit, PS kerkon thellim te metejshem te hetimeve per kete rruge.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›