Dinamo, lamtumire titull!
Tirana dhe Vllaznia do te rivalizojne deri ne fund te ketij edicioni me njera-tjetren, per te fituar titullin kampion, pa pasur shqetesimin e Dinamos, qe deri dje i ndiqte dhe kishte po ashtu te njejtat pretendime. Kampionet ne fuqi, papritur gabuan ne shtepi, duke mos arritur qe te merrnin as edhe nje pike me Teuten e Durresit. Hapi fals i Dinamos, ne "Selman Stermasi", nuk eshte ndjekur nga Tirana, qe triumfoi 3-0, ndaj Elbasanit. Me fitoren e fundit, 23 here kampionet e Shqiperise konfirmohen, si pretendente kryesore per te thelluar kete vit numrin e sukseseve karshi ekipeve te tjera. Ashtu, si nje sezon me pare, edhe kete vit ndeshja e fundit e kampionatit parashikohet si percaktuese per ekipin fitues. Bardheblute me fitoren e djeshme fundosen edhe me keq akoma ne zonen e ftohte ekipin elbasanas. Largimi i Faruk Sejdinit, per t'i hapur rruge nje ecurie me te mire nuk pati asnje efekt ne premieren e ndihmesit te tij, Filja. Elbasani rezistoi vetem ne 45 minuta loje, ndaj Tiranes. Ne pjesen e pare ishte Tirana ajo qe e dominoi totalisht lojen, por rastet per shenim ishin te vaketa para portes se Osmanit. Nallbani nuk u vu thuajse asnjehere ne prove, vecse miqte u pane te zbrisnin disa here ne menyre te rrezikshme drejt portes se tij. Pjesa e dyte nisi vrullshem per kryeqytetasit qe shenuan tre gola. Sulmi bardheblu, me Xhafen, Muken dhe Memellin realizoi nga nje gol, cka e beri misionin e tyre formal, ne kete sfide. Afersisht 100 kilometra larg Tiranes, ne Shkoder, Vllaznia priti Partizanin dhe e mundi paster, 2-0, duke mbetur gjithashtu nje pretendente serioze per te fituar titullin kampion. Shkodranet shenuan nje gol ne pjesen e pare dhe me ndihmen e nje 11-metershi shenuan golin e fitores, ne pjesen e dyte. Te kuqte e Shpetim Duros, te demoralizuar nga sezoni aktual, i cilesuar si nder me te veshtiret ne historine e tyre, jane ngushelluar me rezultatet negative te Elbasanit dhe Apolonise. Por edhe barazimi mes Flamurtarit dhe Bylisit ne Ballsh krijon epersi per te kuqte, qe i kane thuajse te gjitha shanset per te mos rene ne nje kategori me poshte.