Refuzoi bashkimin, masakron bashkeshorten me motosharre

Greqi- Ne lufte me vdekjen gjendet nje grua 28-vjecare shqiptare, e cila dje u masakrua frikshem nga bashkeshorti i saj 39-vjecar, vetem pak dite pasi ai kishte ardhur ne Kallamate te Greqise, per t'i kerkuar qe te ribashkoheshin ne vendlindje.
Burime nga spitali shteteror KAT i Athines, ku u dergua per trajtim te specializuar e demtuara, bene te ditur se gruaja 28-vjecare, ka kembet e prera deri ne kofshe, por edhe duart, si pasoje e perfshirjes se tyre nga nje sharre me korrent, qe policia tha se u perdor nga bashkeshorti 39-vjecar. Gjendja e 28-vjecares eshte kritike, bene te ditur mjeket, te cilet pohuan se si shkak i prerjes se arterieve, jeta e te rese eshte ne pikepyetje. Nderkohe, dy femijet e ciftit, gjenden po ashtu ne spitalin shteteror te Kallamates, nen kujdes te psikologeve dhe nje perkthyesi, per shkak te gjendjes se shokut qe kane kaluar.
Ngjarja
Gjithcka e ka pikenisjen para disa kohesh kur 39-vjecari shqiptar, qe identifikohet si Irfan Ramaj, lindur e banues ne Librazhd, jetonte ne qytetin e Verias te rajonit Makedonia te Greqise. Para disa ditesh ai kishte shkuar ne Shqiperi, ku kishte marre femijet, perkatesisht, tete dhe dhjete vjec, te cilet jetonin me te afermit e tij. Nje jave me pare, 39-vjecari bashke me dy femijet, ka mberritur ne Kallamate, ne shtepine me qira, ne rrugen "Navarinu" te lokalitetit Mesinia, ku jetonte e vetme, e shoqja 28 vjece. Kurse nje dite me pare, kishte blere nje sharre elektrike me zinxhire, te cilen e kishte vendosur tek qilari i shtepise, raportojne mediat greke. Rreth ores 14:00 te dites se djeshme, ne nje moment irritimi, 39-vjecari ka rrembyer nga oborri prane shtepise sharren elektrike, e ka vene ne prize dhe i eshte versulur te shoqes duke i prere te dyja kembet dhe duart, deri larte ne krahe.
Pas krimit
Nuk eshte mjaftuar me kaq I. Ramaj, i cili e ka marre te shoqen duke e futur ne qilarin e katit te poshtem te godines se banimit. Menjehere me pas, ka marre dy femijet, i ka futur ne makine dhe i eshte drejtuar bulevardit prane detit. Atje i eshte afruar nje patrulle policore dhe i ka njoftuar se ka masakruar te shoqen. Vete i ka cuar policet tek qilari ku gjendej e shoqja, e cila menjehere, eshte derguar ne spitalin shteteror te Kallamates.
Por per shkak se arteriet e te plagosures nuk po mbylleshin, me nje helikopter ushtarak, ajo u transportua ne spitalin shteteror KAT te Athines, ku mjeket pohojne se gjendja e saj eshte kritike. I dyshuari 39-vjecar, pa dokumente te rregullta qendrimi, eshte arrestuar dhe u dergua ne nje qeli paraburgimi te rajonit lokal policor. Mesohet se diten e Hene, ai do te dale para gjykates se Kallamates, per t'iu vleresuar masa e sigurise, aktualisht, "arrest ne burg". Kurse femijet gjenden ne spital, por autoritetet lokale kane vendosur t'i dergojne ne nje qender per trajtimin mbrojtes te femijeve me probleme ne familje.
Shkaku
Nga hetimet e para, policia dyshon se sherri qe solli ngjarjen e frikshme, erdhi pas refuzimit te gruas 28-vjecare per t'iu bashkuar familjes, duke qene se ajo jetonte vetem ne Kallamate, i shoqi ne Veria, po te Greqise dhe femijet e tyre, ne Shqiperi.
I dyshuari
Shqiptari 30-vjecar, pa dokumente te rregullta qendrimi, eshte arrestuar dhe u dergua ne nje qeli paraburgimi te rajonit lokal policor. Mesohet se diten e neserme, ai do te dale para gjykates se Kallamates, per t'iu vleresuar masa e sigurise, aktualisht, "arrest ne burg". Kurse femijet gjenden ne spital, por autoritetet lokale kane vendosur t'i dergojne ne nje qender per trajtimin mbrojtes te femijeve me probleme ne familje.