E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjen te afermit pas 23 vitesh

Nje ironi fati, tanime e fshire me lot gezimi. Ensuela Breganaku, vajza e vogel e cila tashme eshte rritur dhe eshte bere grua, do te kerkohej nga gjyshi dhe vellai. E lindur ne 4 gusht te vitit 1985 ne maternitetin e Beratit, Ensuela do te vinte ne Shqiperi per te gezuar te afermit e saj duke hyre nga dera e studios se emisionit "Njerez te Humbur" ku u be dhe bashkimi me familjen e saj. Por ndersa vitet do te kalonin, gjerat do te ndryshonin dhe e vetmja gje per te cilen do te kerkohej shpjegim do te ishte pyetja "nga kam ardhur, cili eshte identiteti im, rrenjet e mia". Nje pyetje se ciles Ensueles iu dha pergjigje. Historia e jetes se saj do te fillonte ne vitin 1985.

Ajo u la nen kujdestarine e maternitetit te Beratit pasi nena e saj Fatmira nuk ishte ne gjendje te mire shendetesore, duke kaluar me pas ne shtepine e Femijes ne Berat. Shqiperia e viteve 1985 ne syte e saj gri do te pushtonte kujtimet e nje familjeje e cila theu pasqyren e shtepise per te mos ia kthyer me lumturine dhe shkelqimin.

Por shpernguljet vazhdojne duke e cuar ne shtepine e femijes ne Vlore, duke u vendosur aty deri ne moshen 10 vjecare. Me pas familja Breganaku do te vuante pasojat, ku prinderit divorcohen duke krijuar familje te reja me persona te rinj. Mendohet se nena e vajzes eshte e martuar ne nje fshat te Policanit ne Barbullas. Ndersa babai martohet dhe pati dy femije, nje djale dhe nje vajze. E pavaresisht kilometrave, pavaresisht ecejakeve qe nuk rreshtin kurre e pavaresisht se dikush dyjezoi rrugen, ndergjegjja e zemres rreh fort e ben potere qe serish te kthehet ne nje jete te krijuar sot. Nga informacionet e shumta qe kishin ardhur ne emisionin "Njerez te Humbur" u arrit te merrej vesh se vajza ishte biresuar ne Sarande. Ajo tashme ka krijuar familjen e saj dhe jeton prej vitesh ne shtetin grek. Dhe si mund te mbyllej me bukur historia e Ensueles vajzes nga Saranda sesa nje takim me familjen per te rikuperuar vitet e humbura.

Tirane-Peru, bashkohet familja Komici e ndare qe nga 1944-a

Kilometra vitesh te copezuara ne disa letra pa adrese marrin permbajtje dhe rezultat duke bashkuar keshtu familjen Komici te vendosur qe prej vitit 1944 ne shtetin Italian per te emigruar me pas ne Lima te Peruse. Ne nje lidhje direkte ne emisionin "Njerez te Humbur" me web camera te dy pasardhesit e kesaj familje me ne fund munden te vendosnin kontaktet me njeri-tjetrin, duke treguar per jeten dhe familjen e tyre.

"Ne 13 Mars te 2009 ne Ambasaden tone ne Uashington do te fillonin ecejaket e Renato De La Rosa Komici i cili deshironte te rivendose lidhjet familjare me te afermit e tij ne Berat. Emrat e tyre jane Shefqet Sabri Komici dhe Hajrie Sabri Komici. Sipas letrave te derguara nga Shqipria deri ne vitin 1990 familja Komici ka jetuar ne Berat ne lagjen "Muzaka". Ky do te ishte e-mail i derguar ne adrese te emisionit "Njerez te Humbur" nga Ambasada me qellim qe kjo familje te binte ne kontakt me pjesen tjeter ne Shqiperi. Dy vellezer do te ndaheshin ne vitin 1944, ku Faiku do te largohej per ne Itali.

Dy vellezer, Sabriu dhe Faiku, i pari partizan dhe i dyti gishttreguar si ballist. Ky i fundit largohet per ne Itali, sebashku me ushtaret italiane qe kishin mbetur ne Shqiperi. Atje qendron per nje kohe jo te paket. Korrespondenca me pjesen tjeter te familjes ndonese sporadike, vazhdoi te mbetej gjalle.

Ne anen tjeter te Adriatkut, mbase i detyruar nga rrethanat, Sabriu, ne nje program te "Radio Tiranes" kushtuar emigranteve shqiptare neper bote, i ben thirrje te vellait te kthehet ne Shqiperi. Nje ftese per ku? Ishte marrezi per Faikun te shkonte me kembet e tij drejt atij burgu te stermadh qe ishte Shqiperia, ku ndoshta i rezervonin me kursim nje burg akoma me te vogel. Ne vitet '70 korrespondenca shkeputet per shkak te regjimit. Lidhjet rivendosen ne fillim te '90 por zgjasin pak. Vitet shkonin njeri pas tjetrit, dhe here me here ndonje leter midis vellezerve arrinte te ndante vitin prej tjetrit. Faiku lidhet me nje vajze peruane dhe pas pak kohesh largohet me te per ne Peru. Marrin vesh qe Faiku kishte vdekur ne '78 ndersa Sabriu ne '86. Ne Peru ndodhej Renato De La Rosa Komici (nipi i Faikut) dhe ne Shqiperi Hajria (vajza e Sabriut). Niperit dhe mbesat e Faikut dhe te Sabriut, me ne fund arriten te njihen me njeri-tjetrin fale emisionit "Njerez te Humbur".

Drite jeshile per 41 vjecarin Anton Bregu

"Njerez te Humbur" i ka dhene start ne maratonen e mbremjes se premte dhe oreve te para te dites se djeshme, kerkimeve per fatin e Anton Bregut, 41 vjecarit nga Tirana. Ai eshte larguar ne drejtim te Gjermanise ne vitin 2001 deri kur kontaktet me familjen ishin te rregullta. Ne Gjermani do te njihej me nje vajze gjermane te quajtur Berkida me te cilen rezulton i martuar, e cila ne ate kohe punonte si mesuese. Per here te fundit ne Shqiperi do te vinte ne vitin 2007 ku qendron 15 dite. Gjate kesaj kohe ai i shprehet familjes se tij se kishte kontradikta dhe mund te ndahej nga bashkeshortja e tij gjermane, duke i rrefyes se me te ishte martuar vetem per te bere dokumentet duke perfituar dhe nenshtetesine gjermane. Nje tjeter histori e cila mbart ne vetvete enigmen e humbjes se nje shqiptari. Nje histori e thjeshte ne dukje por qe mbart ne vetvete shume mistere per zhdukjen e tij. Menjehere sapo filloi publikimi i rastit te Anton Bregut erdhi dhe telefonata e pare shpresedhenese per te. Nje deshmi e nje personi i cili theksoi se shume shpejt Antoni do te behet i gjalle per familjen.

Shenim:

Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›