PS nuk do të bëjë koalicion pas zgjedhor me LSI-në
Në emisionin "Top Story" zoti Rama tha mbrëmë, se ai synon të arrijë krijimin e shumicës, vetëm me aleatët akualë. Rama nuk mohoi që në rast fitoreje të bëhet kryeministër i shqiptarëve
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, la të kuptohej se ai nuk do të preferonte një koalicion post zgjedhor me partinë e zotit Ilir Meta, i kushtëzuar nga votat për krijimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
Në emisionin "Top Story" në "Top Chanel", zoti Rama tha mbrëmë, se ai synon të arrijë krijimin e shumicës, vetëm me aleatët akualë.
I pyetur nëse “Në momentin që LSI do të ketë një shumicë votash që do t’ju pengonte ta krijonit qeverinë e radhës ç’do të bënit”?, Rama tha se “Janë hipoteza që mund ti bëni ju. Puna ime është që të bashkoj sa më shumë njeëz që të realizojmë atë fitore të PS-së. ...Çdo votë që nuk vjen në koalicionin tonë dhe për PS, vë në dyshim gjithë këtë që sjell edhe hipotezat tuaja”.
Deklarata e tij erdhi pas pyetjeve lidhur me komentet e pak ditëve më parë të kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili u shpreh i gatshëm për një koalicion post zgjedhor me socialistët.
Rama nuk mohoi që në rast fitoreje të bëhet kryeministër i shqiptarëve. I pyetur për këtë ai theksoi se shqiptarët do ta votojnë vetë kryeministrin e tyre. “Duhet të pyesni shqiptarët për këtë. Ata do të vendosin se kush do të jetë kryeministri. Unë ju them nuk jam në politikë për tu bërë politikan dhe as për tu plakur në politikë. Unë i kam marrë të gjithë risqet dhe do të vazhdoj ti marrë ato deri në atë moment. Në të kundërt, do ti hap rrugën dikujt tjetër”, tha Rama në emision.
(d.b/BalkanWeb)