PS organizoi 21 janarin
Në një reagim pas deklaratës së prokurorise nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri tha se organizatorë të protestës së 21 janarit janë jo vetëm tre deputetët, për të cilët është kërkuar heqja e imunitetit, por gjithë grupi parlamentar socialist. Ndërkaq Tahiri kërkoi nga prokuroria të mos punojë me dy standarte dhe të bjerë pre e presionit të mazhorancës.