Parlamenti i ri egjiptian nis seancen e pare me nje minute heshtje
Mbahet seanca e parë e parlamentit e popullit egjiptian, e para pas rënies së ish-presidentit Mubarak. Seanca e parë ka nisur me një minutë heshtje për martirët e rënë në revolucion dhe është transmetuar direkt në televizionin kombëtar. Asambleja dominohet nga deputetët e Partisë “Drejtësi dhe Liri” të Vëllazërisë Myslimane dhe sot pritet të zgjedhë presidentin dhe dy zëvëndësit e tij, të nominuar nga kjo parti
Partia e Vëllazërisë Myslimane ishte fituesja më e madhe në votimin e parë të lirë të Egjiptit në shumë dekada.Kjo parti është zotuar që ta udhëheqë Egjiptin në tranzicionin në udhëheqjen civile, pasi gjeneralët e morën pushtetin në duar pas rrëzimit të Hosni Mubarakut në shkurt të vitit të kaluar.
Lëvizjet rinore thanë se do të protestojnë jashtë shtëpisë së Parlamentit, për t’u siguruar se protestuesit e vrarë gjatë kryengritjeve nuk janë harruar.