E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e biletave per linjat urbane reagon Bashkia e Tiranes

Bashkia e Tiranës bëri publik qëndrimin e saj zyrtar mbi pretendimet për rritjen e çmimit të biletës për linjat urbane.
“Ditët e fundit kanë vazhduar në media spekullimet lidhur me çmimin e biletës për linjat urbane të qytetit të Tiranës. Bashkia e Tiranës bën me dije se për linjat urbane të qytetit të Tiranës, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë rritje të çmimit të biletës në mënyrë arbitrare.
Asnjë operator që operon në linjat urbane të qytetit të Tiranës nuk mund të ndryshojë çmimin e biletës në mënyrë të njëanshme. Çdo vendim i tillë do të çojë në marrjen e masave penalizuese deri në anullimin e kontratës së operatorit”, u shpreh gjatë deklaratës për shtyp, zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›