E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodra me planifikim strategjik deri ne 2015

Autoritetet vendore te Qarkut te Shkodres dhe aktore te tjere qe kontribuojne ne zhvillimin e rajonit prezantuan dje nisjen e procesit te planifikimit strategjik per Qarkun e Shkodres.

Ky proces mbeshtetet nga programi i PNUD-it Art Gold 2 dhe Agjencia Lokale e Zhvillimit Ekonomik Teuleda. Planifikimi Strategjik eshte nje proces me pjesemarrje te gjere gjate te cilit institucionet subjektet private shoqeria civile dhe qytetaret e Shkodres do te punojne se bashku per te percaktuar rruget per zhvillimin e rajonit.

Gjithashtu ai perfaqeson kuadrin referues per te gjitha projektet dhe iniciativat qe ndermerren duke i orientuar ato drejt realizimit te qellimeve te perbashketa deri ne vitin 2015. Hartimi i planit strategjik do te kete impakt te konsiderueshem per arritjen e zhvillimit te qendrueshem te territorit duke u fokusuar te sektori i turizmit i cili deri me sot eshte zhvilluar ne menyre sporadike.

Nga ana tjeter ky eshte nje proces demokratik dhe gjitheperfshires dhe Qarku i Shkodres duhet te kete strategjine e tij te turizmit ku cdo grup interesi njesi vendore apo biznes te kete firmen e vet mbi kete planifikim tha kryetari i Keshillit te Qarkut te Shkodres Gjovalin Kolombi. Programi i PNUD Art Gold 2 do te asistoje Qarkun e Shkodres ne menaxhimin e procesit te planifikimit strategjik.

Ne nuk do te prodhojme nje strategji qe te fleje neper sirtare por do ti shtojme vlere permes ketij procesi Qarkut te Shkodres deklaroi drejtuesi i programit Art Gold 2 ne Shqiperi Luigi Cafiero. Programi Art Gold 2 ne Shqiperi si pjese e rrjetit Global te Iniciatives ART ka per qellim te promovoje mireqeverisjen dhe zhvillimin vendor ndermjet aktoreve dhe autoriteteve vendore. Programi Art Gold 2 ne Shqiperi financohet nga qeveria italiane.

Procesi i Planifikimit Strategjik i ka fillesat ne shkurt 2010 ne kuader te programit Art Gold 2 te PNUD dhe do te drejtoje ne muajt e ardhshem zbatimin e planit strategjik per te cilin eshte rene dakord me te gjithe aktoret. Gjate procesit do te identifikohen burimet dhe do te zbatohen iniciativa qe permiresojne cilesine e jeteses ne rajonin e Shkodres dhe Vlores dy zonat ku operon projekti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›