PS, padi ndaj drejtorit të komisioneve zgjedhore

Partia Socialiste kërkoi sot ndjekje penale për drejtorin e komisioneve zgjedhore të KQZ-së, Alfred Spahiu pasi e akuzon atë për shpërdorim detyre dhe fallsifikim të dokumentave dhe rezultateve të zgjedhjeve.
Partia Socialiste theksoi se në padinë penale kundër zotit Spahiu se në njësinë bashkiake nr8, KZAZ 52, në kutinë e qendrës së votimit nr1932, janë konstatuar disa mospërputhje midis fletëve të votimit dhe proçesverbalit të mbajtur nga shumica prej katër anëtarësh përfaqësues të PS-së, të cilët kanë votuar për mos-numërimin e kësaj QV-je.
Partia Socialiste deklaroi se Spahiu ka “gënjyer” duke thënë se nuk ka pasur vendimarrje nga shumica në KZAZ dhe se në këto rrethana i takonte KQZ-së të vendoste. PS-ja tha se “deklarimi haptazi i gënjeshtërt i zotit Spahiu…ka dëmtuar besueshmërinë e proçesit zgjedhor dhe e ka shtyrë KQZ-në në një vendimmarrje të kundraligjshme në shkelje të Kodit Zgjedhor”.