Libi, Muammar Gaddafi braktis vendin

Lideri i Libisë Muammar Gaddafi ka braktisur vendn. Është larguar nga vendi drejt një destinacioni të panjohur, por mendohet të jetë në shkretëtirë , rreth 400 km larg kryeqytetit Tripoli. Kjo është ajo çka bëjnë të ditur forcat rebele të grupit "Intifada e 17 shkurtit" në faqen e tyre Facebook. Mes të tjerash në faqen e internetit lëvizja bën të ditur gjithashtu se 17 maji do të jetë dita e zemërimit në të gjithë qytetin e Tripolit.
Ndërsa nuk ka patur asnjë reagim mbi largimin e Geddaffit nga Libia nga autoritetet zyrtare.
Ndërkohë që në lidhje më Libinë ka dhënë një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, gjatë së cilës ka kërkuar armëpushimin e menjëhershëm.
Ban Ki Moon ka bërë një apel për të ndalur mënjëherë luftimet në Misurata dhe në të gjithë Libinë , duke nënvizuar edhe rëndësinë për të vazhduar dialogun politik në mënyrë paqësore.