Edi Rama kryeson ndaj Lulzim Bashës me 907 vota

Procesi i numërimit në Tiranë, vazhdon të mbajë në krye kandidatin socialist Edi Rama, me një diferencë prej 907 votash ndaj kandidatit demokrat, Lulzim Basha.
Sipas të dhënave, që përditësohen në vazhdimësi, me të rejat më të fundit, pas mbledhjes së të gjithë fletëve në qëndrat e votimit rezulton se Rama ka marrë 97.667 vota, ndërsa kandidati demokrat Lulzim Basha ka marrë 96.760 vota.
Ndërkaq, kandidati Hysni Miloshi vijon të qëndrojë i treti, me një diferencë të madhe me dy kandidatët e tjerë, në të cilën mban vetëm 1.046 vota.