E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barrot: Shqipëria të presë brenda 2010 për liberalizimin e vizave

Shqipëria duhet të presë për liberalizmin e vizave brenda vitit 2010, pasi të ketë plotësuar disa kërkesa. Ndërkohë që Komisioni Evropian do të propozojë javës tjetër, lejimin e qytetarëve të Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë të udhëtojë në bllok pa viza duke nisur që nga viti i ardhshëm. Kështu është shprehur zëvendëspresidenti i KE, Zhak Barrot. Sipas tij javën e ardhshme në Strasburg do të propozohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Një propozim i tillë do të bëhet të martën e ardhshme në Strasburg, për të liberalizuar vizat për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas këtij propozimi, regjimi i ri i vizave do të nisë në 1 janar, ka deklaruar Barrot. Propozimi duhet të miratohet nga 27 ministrat evropianë të drejtësisë, ndonëse votimi unanim nuk është i nevojshëm. Barro tha se në regjimin e ri të vizave do të përfshihen fillimisht Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja do të bëhen pjesë e tij më vonë, diku në vitin 2010, kur ti kenë përmbushur kriteret e duhura. Këto dy vende kanë qenë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, të cilat nuk arritën të përmbushnin të gjithë kushtet për liberalizimin e vizave me bllokun e 27-ës, ndërsa Maqedonia rezultoi të ishte e para në përmbushjen e reformave dhe përmbushjen e standardeve ku përfshihen, monitorimi i duhur i kufirit, prezantimi i pasaportave biometrike dhe ndërmarrja e hapave të duhur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›