PS pas kutive kthen protestat per ekonomine
15/06/2010 Faktori ndërkombëtar dha opsionet e tij për zhbllokimin e ngërçit politik
Zgjidhja peng i kutive të fletëve të votimit
PS e PD përplasje për procedurat ligjore për transparencën e zgjedhjeve
Drafti i propozuar nga faktori ndërkombëtar për politikën shqiptare nuk ka marrë ende bekimin prej tyre, pikërisht për kundërshtinë që shfaqet lidhur me kutitë e fletëve të votimit. Burime pranë selisë rozë bënë me dije se në darkën e organizuar pak kohë më parë në Strasburg mes dy drejtuesve të partive kryesore në Shqipëri dhe përfaqësuesve të Parlamentit dhe Komisionit Evropian u hodh për diskutim një draft me propozime, përmes të cilave do të mundësohej zgjidhja e ngërçit politik, për më tepër do t’i hapej rrugë realizimit të një sërë reformash të lëna pezull nga faktori politik në vend. Një draft i tillë jo vetëm që nuk arriti të merrte mbështetjen e drejtuesve politikë shqiptarë, por nuk arriti as të afronte në propozime dy partitë kryesore. Konkretisht, marrëveshja e faktorit ndërkombëtar konsistonte në tri pika jo pak të rëndësishme për mbarëvajtjen e proceseve integruese për vendin. Fillimisht ishte detyra për nisjen nga puna për hartimin e reformës së re zgjedhore, ajo që propozohej nga BE-ja. Së dyti, pjesë e këtij drafti ishte kryeçështja për të gjitha zhvillimet politike në të cilat u përqendrua aksioni opozitar: transparenca e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Ndërkohë si pikë e tretë kërkohej që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të zgjidhen në mënyrë konsensuale. Por debati qe përqendruar në pikën e dytë të kësaj pakete propozimesh, e cila duhet të firmoset si nga shumica parlamentare, ashtu dhe nga pakica në Kuvend. Në këtë mënyrë, zgjidhja që propozonte faktori ndërkombëtar mbi këtë pikë lidhej pikërisht me respektimin e ligjeve në fuqi, të cilat do të bënin të mundur zhbllokimin e ngërçit politik. Mbetet për të parë se çfarë do të sjellë tryeza e radhës mes drejtuesve politikë të vendit tonë dhe përfaqësuesve evropianë.
Kodheli kritika qeverisë
“Dyshja Berisha-Bode po çojnë në kolaps ekonominë”
“Të njëjtët njerëz, përgjegjës të rrënimit më të madh të ekonomisë shqiptare 14 vjet më parë, janë angazhuar në një tjetër përpjekje të dëshpëruar, që rrezikon të kolapsojë plotësisht ekonominë tonë” , - ky ka qenë qëndrimi i radhës i kampit rozë lidhur me situatën ekonomike në vend. Deputetja Mimi Kodheli gjatë një deklarate për shtyp, duke iu referuara një çështjeje të tillë, vlerësoi se “dyshja Berisha-Bode është po ajo, ndërsa sot ekonomia shqiptare ndodhet përpara një realiteti të errët, qeveria i ka hyrë një rruge të rrezikshme dhe i ka hyrë kësaj rruge vetëm”. Në gjykimin e deputetes socialiste qeveria nuk dëgjon as faktorin ndërkombëtar dhe as opozitën, e cila prej më se 6 muajsh ka paralajmëruar të gjitha fazat e rrënimit financiar dhe ekonomik që po kalon Shqipëria dhe shqiptarët. Për këtë arsye Kodheli paralajmëroi se “në këto kushte ku ndodhet sot ekonomia shqiptare, shoqëruar dhe nga papërgjegjshmëria e paprecedent e kësaj qeverie në masat dhe hapat e gabuar që po ndërmerr dita-ditës, ekonomia jonë rrezikon seriozisht, ndoshta dhe më rëndë se Greqia”.
PS kallëzim penal për kryeministrin
Tahiri: Prokuroria të kërkojë heqjen e imunitetit
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste dorëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme padinë penale ndaj shtetasit Sali Ramë Berisha. Ndërkohë që kjo padi ishte e para, pasi sipas nismës që ka ndërmarrë ky grup parlamentar do të ketë të tjera padi në adresë të kryeministrit Berisha. Nënkryetari i grupit kuvendor socialist Sajmir Tahiri, pasi dorëzoi një padi të tillë në prokurori, bëri me dije se “kam ardhur këtu në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të bërë një kallëzim penal ndaj shtetasit Sali Ramë Berisha, njëkohësisht kryeministër i vendit, për kanosje për shkak të detyrës dhe për fyerje për shkak të detyrës ndaj deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla në seancat e vitit 2008”. Sipas tij, ky nuk ishte kallëzimi i parë që Partia Socialiste bën ndaj kryeministrit të vendit Sali Berisha. “Shpresojmë dhe kemi gjithë besimin se Prokuroria e Përgjithshme do të nisë hetimin penal me shpejtësi dhe me efikasitet, duke kërkuar heqjen e imunitetit të zotit Berisha dhe ndjekjen penale ndaj tij, duke qenë se nuk është hera e parë që paraqesim padi ndaj tij, por është e disata herë”, - vuri në dukje Tahiri gjatë fjalës së tij.