Belegu i DARFO-s futet në listën e Interpolit
15/06/2010 Ish-drejtori u zhduk pa lënë gjurmë, ende ska asnjë të dhënë për vendndodhjen
Me dhjetëra pista janë ngritur gjatë hetimeve, por asnjëra prej tyre nuk qëndron
TIRANË- Interpol Tirana ka shtuar në radhët e personave të kërkuar edhe shtetasin Eduart Belegu, i cili në muajin mars të këtij viti u zhduk në rrethana misterioze pa lënë asnjë gjurmë. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë organit të akuzës, të cilat thanë se para disa ditësh oficerët e Interpolit kanë publikuar emrin dhe të dhënat e përgjithshme të Belegut, me qëllim marrjen e ndonjë të dhëne që lidhet me fatin e zhdukjes së tij. 47-vjeçari Belegu u zhduk pa lënë gjurmë në autostradë, pranë “Ferlutit”, ku hetuesit në këtë vend mundën të gjejnë vetëm fuoristradën e tij dhe asnjë gjë më tepër. Fill pas këtij konstatimi, policia dhe Prokuroria ngritën një grup hetimor me qëllim zbardhjen e motivit të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Por për katër muaj me radhë, hetuesit skanë mundur të hedhin dritë mbi rrethanat e ngjarjes. Dhjetëra pista janë ngritur, por nga asnjëra prej tyre nuk janë gjendur prova bindëse. Grupi hetimor tregon se ish-administratori i DARFO-s njëkohësisht edhe këshilltari i ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, mund të jetë rrëmbyer dhe ekzekutuar nga autorët. Për pasojë këta të fundit duhet të kenë fshehur dhe trupin. Zhdukja misterioze e Belegut vjen në një kohë, kur ai sapo ishte liruar nga Gjykata e Lartë, pasi pak më parë ai ishte arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre nga Prokuroria e Elbasanit. Nga gjykata Eduart Belegu ishte urdhëruar vetëm për tu paraqitur çdo të hënë në Prokurori.
E.Qyno