Vuri tritolin ne televizor, arrestohet
15/06/2010 Blutë e Tiranës arrestojnë 25-vjeçarin. Konflikti në 97-ën, kur i vranë xhaxhain
TIRANE- Policia e Tiranës ka zbardhur plotësisht skemën e atentatit mafioz të ndodhur në Sauk të Tiranës, ku nga një shpërthim eksplozivi që ishte instaluar brenda një televizori humbën jetën dy persona dhe tre të tjerë u plagosën rëndë. Lidhur me ngjarjen uniformat blu mundët të ndalojnë edhe autorin e dyshuar të këtij krimi, i cili sipas policisë është shtetasi Luan Dervishi 25 vjeç lindur e banues në fshatin Picallë të Tiranës. Shkak i kësaj ngjarje është një vrasje që datën në vitin 1997, kur viktima Xhevdet Xhebrahimi ka ekzekutuar me armë zjarri xhaxhain e autorit, shtetasin Naim Dervishi. Krimi është regjistruar në orën 09:40, ku brenda banesës është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm dhe për pasojë gjendur vdekjen, shtetasi Xhevdet Xhebrahimi, 71 vjeç dhe shtetasi Luan Brahja, 36 vjeç, me banim në Sauk Tiranë, si dhe janë plagosur shtetasit Fatbardha Xhebrahimi 58 vjeç, Altin Xhebrahimi 33 vjeç si dhe Shpresa Xhebrahimi 28 vjeç. Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, ku nga veprimet e kryera, rezultoi se lënda shpërthyese ka qenë e vendosur në një televizor, i cili ishte bërë dhuratë shtetasit Xhevdet Xhebrahimi nga autori i ngjarjes. Autori, pasi ka shkuar në një pikë nënkontraktore të kompanisë Digitalb, ka blerë një abonim (3 - mujor) dhe një dekoder satelitor, i paraqitur me identitet të rremë, duke mashtruar punonjësit e kësaj kompanie duke i thënë se këto pajisje do ti blerë dhuratë për një mikun e tij, duke i kërkuar këtyre të fundit që të komunikojnë me shtetasin Xhevdet Xhebrahimi, sikur ai kishte fituar me lotari këto pajisje. Më pas, autori ka blerë një televizor (32 polsh) dhe pasi ka montuar në të, një sasi lënde eksplozive (rreth 600 gram tritol) ka blerë në një pikë nënkontraktore të kompanisë Digitalb një aparat satelitor, ku e ka dërguar me një taksist, tek shtetasi Xhebrahimi. Ky i fundit ka marrë dhuratën dhe më pas ka thirrur mikun e tij Luan Braja për të montuar televizorin dhe aparatin digital, ku gjatë montimit është realizuar shpërthimi i lëndës eksplozive. Mësohet se eksplozivi ka qenë i lidhur me telat elektrikë të televizorit.