E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali i Gjirokastres me skaner te ri

Në spitalin e Gjirokastrës falë investimeve të kryera vitet e fundit është bërë i mundur shërbimi ndaj pacientëve edhe për dignostifikime apo mjekime që më parë mund të kryheshin vetëm në Tiranë. Vënia në funksionim e aparaturave të reja e bashkëkohore e laboratorëve dhe kryesisht e skanerit kanë krijuar mjaft lehtësi si për pacientët ashtu edhe për mjekët e spitalit “Omer Nishani”.

“Kemi përfunduar me sukses fazën e rikonstruksionit të godinës që ka nisur gati dy vjet më parë. Sa i përket pajisjes së spitalit me aparatura të reja, investim i rëndësishëm është ai i skanerit. Për 2011 do të vazhdojnë në kuadër të një masterplani studimi që është bërë nga Ministria e Shëndetësisë, përmirësimit të mëtejshëm të reformës në shëndetësi dhe sistemit të referimit që është themeli i kësaj reforme” thotë drejtori i spitalit, Genc Sinoimeri.

Për vitin 2011 pritet që invesimet të përqëndrohen në ndërtimin e një korpusi spitalor, rikonstruksioni i plotë i godinës së maternitetit dhe ndërtimi i një poliklinike të re për të arritur standartet maksimale në shërbimin ambulator.

Ismail Xhaferri                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›