“PS po pranon dialogun, zgjidhja finale, rikthimi i deputetëve në parlament”
PLL përshëndet nisjen e bisedimeve pozitë-opozitë dhe inkurajon palët për miratimin e ligjit të “lustracionit”Nisja e bisedimeve mes Berishës dhe Ramës në tryezën e Presidentit, vlerësohet nga Partia Lëvizja e Legalitetit se opozita më në fund po i drejtohet dialogut institucional. Kreu i saj Ekrem Spahiu u shpreh se është pozitive që opozita më në fund po i drejtohet dialogut për gjetjen e rrugëzgjidhjeve që do t’i japin fund bojkotit të PS në parlament. PLL mbështet me forcë domosdoshmërinë e hyrjes në fuqi të ligjit të lustracionit dhe pastrimin e institucioneve të drejtësisë nga persekutorët e diktaturës. “Përkimi në kohë i zbulimit të varrezës masive të viktimave të regjimit komunist dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e ligjit të lustracionit përtej çdo koincidence është një tregues i qartë se edhe pas 20 viteve pluralizëm segmente të caktuara të politikës vazhdojnë të jenë po aq kriminalë dhe klasorë sa ishin edhe gjatë viteve të diktaturës. Këtij rasti i shtohet edhe vendimi më i fundit i Gjykatës Kushtetuese për mospranimin e kërkesës së ish shoqatave të ish të përndjekurve dhe burgosurve politik ndaj Ligjit Nr. 9831 që parashikon dëmshpërblimin e tyre. Me këto dy vendime, Gjykata Kushtetuese veproi haptazi si një rendiment i organeve të diktaturës, të cilat pushkatuan dhe dënuan me ose pa gjyq mijëra shqiptarë të pafajshëm, duke i lënë ato edhe pa varre”, u shpreh kryetari i PLL, Ekrem Spahia.Sipas PLL, zëvendësimi i 6 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë një proces që të synojë paanësinë dhe profesionalizmin e kësaj gjykate. PLL kërkon ngritjen e institutit të kujtesës dhe shoqërimin me akte ligjore që t’i japë këtij instituti fuqi të plotë për të ngritur padi penale ndaj personave të përfshirë në krime. ...