E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polica bllokon 147 kilogramë lëndë narkotike

31/10/2011  Made in” Lazarat

GJIROKASTËR - Operacioni antidrogë i koduar “Vesa e mëngjesit”, i ndërmarrë nga policia e Gjirokastrës, bëri të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e 147 kilogramë marijuanë, automjetit që e transportonte, si dhe arrestimin e një 17-vjeçari nga fshati Lazarat.

Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë në Gjirokastër, bënë të ditur se rreth orës 03.00 të mëngjesit, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative u mësua se një automjet me disa çanta me lëndë narkotike po lëvizte nga fshati Lazarat për në drejtim të Sarandës.

U organizuan disa pika kontrolli përgjatë aksit rrugor Gjirokastër-Sofratikë, si dhe një pikë kontrolli poshtë fshatit Lazarat në vendin e quajtur “Gopa e Gëlqeres”. Automjeti që transportonte lëndën narkotike, tip “Fiat Punto”, pa targa, është konstatuar në dalje të fshatit Lazarat duke lëvizur me shpejtësi në drejtim të Sarandës, dhe drejtuesi i tij sapo ka konstatuar policinë dhe automjetin e policisë që i kishte bllokuar rrugën, ka shtuar shpejtësinë duke goditur makinën e policisë me makinën e tij, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të automjetit 17-vjeçarit nga Lazarati me inicialet H.M., ndërsa shtetasi tjetër që nga hetimet rezulton të jetë edhe pronari i lëndës narkotike ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›