Topi: Partite te gjejne dialogun
Rozeta Rapushi
Presidenti Bamir Topi, inkurajon partite politike ne vend te gjejne dialogun, duke theksuar se nuk mund te nderhyje ne ngercin e krijuar politik. Pas takimit te zhvilluar me Presidentin turk, Abdullah Gyl, kreu i shtetit reagoi edhe per situaten e tensionuar politike ne vend. "Respektoj ne menyre te qarte vullnetet e partive politike, i inkurajoj per dialogun. Natyrisht qe nuk mund te nderhyj. Besoj qe klasa politike shqiptare sot ne vitin 2009 eshte e ndergjegjshme per te zhvilluar dialogun. Edhe nje here e inkurajoj kete dialog ne interes te Shqiperise, te qellimeve madhore te saj per te pasur nje progres dhe sukses imediat ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian", i beri thirrje Presidenti forcave politike. Sipas tij, ne respekt te pozicionit kushtetues qe mban, apelet e nevojshme dhe te domosdoshme jane bere. "Ajo qe do te uroja une dhe cdo qytetar shqiptar eshte te rrisim nivelin e komunikimit politik, te dialogut politik. Kjo eshte ne menyre ekskluzive ne vullnetin e partive. Nuk do te mungojne apelet e mia per te inkurajuar klimen e dialogu, e cila eshte normale, madje eshte esenciale per jeten normale te institucioneve te nje vendi demokratik", theksoi kreu i shtetit. Nderkohe qe duke u ndalur tek takimi me Presidentin turk, Gyl, kreu i shtetit shqiptar, vleresoi ndihmen e pakursyer qe Turqia i ka dhene Shqiperise ne shume fusha dhe ne menyre te vecante, ne fushen e integrimit ne Aleancen e Atlantikut te Veriut, ne NATO. "Turqia dhe Shqiperia si dy vende aleate ne NATO do te kontribuojne ndjeshem ne rritjen e profilit te paqes ne rajonin tone", u shpreh Topi.
Duke u ndalur tek aspekti ekonomik, kreu i shtetit Topi, tha se prania e kompanive turke ne Shqiperi prej vitesh dhe sidomos roli i tyre ne fusha te rendesishme te ekonomise shqiptare, patjeter qe meriton vemendje, meriton te vleresohet dhe te inkurajohet per investime te tjera. Nga ana e tij, kreu i shtetit Turk, Abdullah Gyl, tha se Turqia gjithmone e shikon Shqiperine se nje partner te fuqishem ne rajon dhe keshtu do ta shikoje dhe ne te ardhmen. "Ne e mbeshtetem fuqishem anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe ne ndjeme kenaqesine e vecante kur ajo u be anetare. Une dua t'ju kujtoj qe dekretin e Asamblese te Madhe Kombetare te Turqise per pranimin e Shqiperise ne NATO per palen turke une e kam nenshkruar gjate vizites se Presidentit Topi, ne pranine e tij ne zyren time",-tha Gyl.