E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, protesta edhe pas 1 Majit

Protestat e opozites ne bulevardin qendror te Tiranes mund te zgjasin pertej datave 30 prill dhe 1 maj. Kete e konfirmon deputeti socialist Eduard Shalsi i cili ishte i ftuar ne “Ora 20:00” ne Alsat. “Ne dimë shumë mirë që protesta do të fillojë në datën 30, ne dimë shumë mirë që protestat do vazhdojnë në datën 1 dhe ne jemi të vendosur të vazhdojmë derisa populli të na mbështesë. Dy ditë janë të sigurta, por nuk është e pamundur që protesta të zgjasë me ditë” tha Shalsi.

Socialistet shpresojne se protestat do te cojne ne largimin e qeverise. “Kjo rrugë që ne kemi ndjekur shpresojmë dhe besojmë se do ta çojë këtë qeveri drejt një vendimi jashtë vullnetit të saj. Kjo qeveri praktikisht ka pushuar së ekzistuari në funksion të plotësimit apo të përmbushjes së misionit të saj” tha Shalsi.

Persa i perket projektit te sheshit “Skenderbej”, deputeti Shalsi i cili ka qene edhe nje funksionar i bashkise, thote se debati i hapur nga kryeministri eshte politik. Sipas tij per projektin jane zbatuar te gjitha kerkesat ligjore.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›