Europa Ligë, Atletiko mund Liverpool-in. Përfundon në barazim Hamburg- Fulham

Atletiko Madrid siguron një avantazh minimal për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Europa Ligë, kundër Liverpool, por goli i Forlan, në Vincente Calderon mund të jetë vendimtar, për finalen e Gjermanisë. Atletiko mund ta kishte fituar edhe më thellë ndeshjen, por tekniku Quique Sanchez Flores, është i kënaqur edhe me këtë rezultat.
"Ndoshta goli i dytë do të ishte komod, por nuk mund të ankohem. është 1-0, kemi një avantazh të lehtë, por që mund të jetë i rëndësishëm. Në anfield duhet të bëjmë një ndeshje të mirë për të qenë në finale", u shpreh Flores.
Në sezonin më të vështirë që kur Benitez drejton Liverpool, tekniku spanjoll shpreson në efektin Anfield, për të përmbysur rezultatin. "Kam shumë besim në Anfield dhe lojtarët po ashtu, sepse tifozët tanë janë gjithnjë mbështetje e madhe", përfundoi Benitez.
Ndërkohë, ndeshja tjetër gjysëmfinale mes Hamburg dhe Fulham është mbyllur në barazim 0-0, duke i dhënë një avantazh të lehtë anglezëve, për ndeshjen e kthimit.
"Po mendoj se duhet të jemi të lumtur, sepse luajtëm kundër një skuadre të mirë. Me këtë rezultat i kemi dhënë vetes një shans në ndeshjen e kthimit, të cilën e mendoj shumë të hapur", vlerësoi tekniku i Fulham Roy Hodgson.
Fulham, në ndeshjen e 17 në fushatën e Europa Ligë, të cilën e filloi në Lituani në korrik, përballoi përpara ndeshjes edhe udëhtimin prej 1,000-km drejt Hamburgut, për shkak të bllokimit të fluturimeve në Europë.
Eno Skarço
< I mëparshmi