E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, protesta në Gramsh dhe në Pezë

Socialistët dje kanë akuzuar pushtetin qendror për problemin e disa familjeve në Gramsh, ku rrëshqitjet e tokës i kanë lënë dhjetëra familje pa shtëpi. Banorët e kësaj zone protestuan për gjendjen e tyre, ndërsa deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, tha: Njerëzit janë ngritur në një revoltë. Kanë të drejtë të revoltohen, pikërisht për këtë harresë në të cilën i ka lënë qeveria shqiptare. Ky fshat ka kohë që është ndodhur përballë fenomeneve të natyrës; shtëpitë janë shkatërruar, të mbjellat janë shkatërruar, me gjithë përpjekjet që kanë bërë, edhe pushteti vendor për të kërkuar ndihmë, asnjë ndihmë nuk ka ardhur. Askush nga qeveria nuk e ka vrarë mendjen, as nga prefektura, as nga të gjitha strukturat. Po dje, PS organizoi një protestë në Pezë të Tiranës, duke bllokuar rrugën nacionale për 30 minuta. Siç njofton zyra e shtypit pranë PS-së, qindra persona kanë bllokuar rrugën nacionale për rreth 30 minuta. Banorët e Pezës, të mbledhur në hyrje të komunës së tyre, kanë protestuar për ujin e pijshëm, i cili u shkon më pak se një herë në 4 ditë. OSSH ka vendosur matës të rinj në komunën Pezë, por përsëri atyre faturimi u vjen afrofe. Deputetët socialistë që e mbështetën këtë protestë, ishin Artan Gaçi dhe Dashamir Peza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›