E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Dënimi i Ballës, i padrejtë, do të denoncojmë

Partia Socialiste ka dënuar dje vendimin e Byrosë së Kuvendit për pezullimin e deputetit Taulant Balla nga Kuvendi. Gramoz Ruçi, kryetar i grupit socialist, tha dje: Ngjarja e djeshme në sallën e Kuvendit ishte prova më e fundit që vërteton dhe një herë katërcipërisht se Sali Berisha Parlamentin nuk e sheh si një institucion ku diskutohen e zgjidhen hallet e shqiptarëve, por si një pronë të tijën, ku opozita duhet dhunuar, nëse ajo guxon të denoncojë të vërtetat e hidhura e të shëmtuara të këtij pushteti; sepse ky përjashtim e ky vendim për përjashtim sjanë as më shumë e as më pak, por veçse një përpjekje e dështuar për tu mbyllur gojën deputetëve të Partisë Socialiste. Ai akuzoi Berishën se ka mbajtur fjalime më fyese dhe denigruese dhe nuk janë marrë masa ndaj tij. Ndërkaq, Ruçi tha se protestat e opozitës do të vazhdojnë pa ndërprerje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›