E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dodik: Bosnja nuk duhet ta njohë Kosovën

SARAJEVE- Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik ripërsëriti sot se Bosnjë Hercegovina nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Dodik i ka bërë këto komente në një takim me përfaqësuesit serbë nga veriu i Kosovës.

"Përfaqësuesit e serbëve e kanë njoftuar kryeministrin Dodik me problemet me të cilat përballen serbët nga kjo pjesë, dhe me përpjekjet e tyre për ruajtjen e interesave kombëtare dhe egzistenciale", thuhet në deklaratën për mediat.

është paralajmëruar se Dodik së shpejti do t'i vizitojë serbët në Kosovë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›