Sulmi ndaj serbëve në Zallq, nga fëmijët e fshatit
ISTOG- Ai që u cilësua si sulm ndaj të kthyerve serbë në Zallq dhe që u dënua ashpër nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, sipas Policisë së Kosovës, është në të vërtetë një veprim i kryer nga fëmijët.
Nga data 19 deri më 22 prill, policia është informuar për raste të sulmit me gurë, tri herë në tenda dhe një herë mbi një autobus, ndaj të ktherve serbë. Zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Xhevat Ibra, thotë se nga hetimet është arritur përfundimi se gurët janë hedhur nga disa fëmijë.
“Meqenëse kishte edhe protesta të popullatës vendore të këtij fshati për moskthimin e serbëve të inkriminuar në krime të luftës, fëmijët e frustruar të B.K. nga fshati Zallq filluan të hedhin gurë në vendet, ku tani janë të vendosura tendat e serbëve, gjatë kohës së cekur më lart” shpjegon Ibra.
Banorët serbë në Zallq janë kthyer në fund të muajit mars. Qeveria e Kosovës ka premtuar, ditë më parë, se do të investojë 100 mijë euro për kthimin e qytetarëve në Zallq.
Ndërkaq UNMIK-u ka dënuar incidentin. Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanier thekson se incidentet e tilla mund të ndikojnë negativisht në procesin e ndjeshëm të kthimit të të zhvendosurve në shtëpitë e tyre në Kosovë", thuhet në një deklaratë të UNMIK-ut.
(e.n/rel/BalkanWeb)