E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj takon ish-ambasadorin grek: Loboni pë njohje

PRISHTINë- Proceset aktuale nëpër të cilat po kalon vendi, zhvillimet e brendshme politike dhe pozicioni ndërkombëtar i shtetit të Kosovës, ishin temë e bashkëbisedimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me një delegacion të lartë grek.

Ish-ambasadori grek në SHBA, Alexandros Mallias, u shpreh në favor të zhvillimeve të brendshme në Kosovë, për një qeverisje më të mirë dhe më efikase dhe për një lobim sa më të fuqishëm në aspektin ndërkombëtar për njohjen e shtetit të Kosovës.

Në një kumtesë për media të AAK-së, thuhet se Mallias përcolli admirimin e tij për lidershipin e kryetarit Haradinaj, veçanërisht në kohën sa Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës, duke e veçuar punën dhe rolin e tij në menaxhimin e vendit, në një periudhë të ndjeshme, në kohën kur ishim në prag të përgatitjes së negociatave për statusin final të Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›