PS qetëson administratën: Nuk do t‘iu heqim nga puna
Partia Socialiste fton administratën publike që të shprehë lirshëm vullnetin më 28 qershor, si dhe garanton se asgjë nuk do të ndryshojë në statusin e tyre pas kësaj date. Shtatë ditë para zgjedhjeve, selia rozë tentoi të qetësojë të punësuarit në shtet që të shprehen lirshëm për votën e tyre, pavarësisht presioneve që mund të vijnë në adresë të tyre. Sekretari për çështjet zgjedhore në selinë rozë, Kastriot Islami, bëri të ditur se punonjësit duhet të shprehin vullnetin e tyre duke qenë të bindur se asgjë nuk do ta cenojë statusin e tyre të fituar me ligj, ndërsa i kërkoi qeverisë që të distancohet nga të gjitha këto presione. "PSSH i siguron dhe i garanton njëkohësisht të gjithë punonjësit e administratës publike se askush nuk mund të deformojë shprehjen e bindjes së tyre lirisht dhe se bindja e tyre politike e shprehur me votë të lirë nuk do të mund të cenojë statusin e tyre të fituar me ligj, eksperiencë e profesionalizëm", u shpreh Islami. Kryetari i lartë i selisë rozë vuri në dukje se PS-ja është e njohur me shqetësimet e punonjësve të administratës publike dhe me presionet ndaj tyre, që do të dëmtonin e cenonin procesin zgjedhor dhe se është tërësisht e bindur se ato nuk do të kenë asnjë ndikim. Ndaj ai shprehu bindjen se administrata publike është përgjithësisht e vendosur për të dhënë kontributin e saj maksimal në realizimin me sukses të këtij testi të rëndësishëm për demokracinë shqiptare dhe do të reagojë me pjekuri për zhvillimin normal të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. "PS, duke qenë e sigurt për suksesin e saj elektoral dhe tërësisht e angazhuar për një proces zgjedhor të standardeve demokratike, i bën thirrje të gjithë punonjësve të administratës publike, pavarësisht bindjeve të tyre politike, të drejtohen të qetë në kutitë e votimit dhe me bindjen e thellë se vota e tyre do të mund të shprehet lirisht e të llogaritet në mënyrë të ndershme", deklaroi Islami.
Në komunikim e tij me mediat, Islami u fokusua edhe te çështja e kartave të identitetit, duke kërkuar nga Ministria e Brendshme informacion mbi këtë proces. Në emër të kësaj partie, Islami bëri thirrje që qytetarët shqiptarë të tërheqin kartat e identitetit. "Së pari, PSSH i bën thirrje të gjithë qytetarëve të shkojnë me shpejtësi në zyrat e aplikimit për të tërhequr letërnjoftimet, duke shtuar se PS-ja i kërkon qeverisë të bëjë çdo ditë përditësimin e listave të personave që ju ka ardhur letërnjoftimi në zyrën e aplikimit", u shpreh Islami. Sipas tij, përditësimi duhet të bëhet jo vetëm në faqen e internetit të MB, por edhe në çdo zyrë aplikimi dhe një kopje e tyre t‘i vihet në dispozicion subjekteve politike. "Kjo transparencë e procesit do të rriste besimin për zgjedhje të lira e të ndershme, por mbi të gjitha do të shpejtonte në mënyrë të ndjeshme procesin e tërheqjes së letërnjoftimeve nga të gjithë ata që tashmë kanë aplikuar dhe letërnjoftimi i të cilëve është prodhuar", tha ai.
Duke vlerësuar se dhënia e informacioneve rrit besimin te publiku për procesin zgjedhor, Islami kërkoi që të vihen në dispozicion të partive politike listat emërore të të gjithë aplikantëve, të të gjithë atyre që kanë marrë në dorë letërnjoftimin, si dhe të gjithë votuesve pa pasaportë që nuk kanë aplikuar. Nga ana tjetër, pas incidenteve të shënuara gjatë ditëve të fundit për fushatën zgjedhore, zyrtari i PS-së shprehu angazhimin për një proces zgjedhor pa tensione, pa presione e pa kërcënime, që garanton votën e lirë për të gjithë në një klimë të qetë". Tri ditë më parë përfundoi afati që kanë shtetasit pa pasaportë për të aplikuar për kartë identiteti, në mënyrë që ta marrin para datës 28 qershor.