Xhafa: KQZ po merr vendime politike për KQV
Partia Socialiste paralajmëroi dje se procesi zgjedhor mund të hyjë në kolaps, duke akuzuar direkt Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si shkelës të ligjit për qendrat e votimit.
Sekretari për çështjet ligjore, Fatmir Xhafaj, theksoi reagimin e ashpër të PS-së në rast se vijohet të shkelet ligji, ndërsa përfaqësuesi i PS-së në KQZ deklaroi në debatin për qendrat e votimit se, nëse vijon e njëjta situatë ditën e zgjedhjeve nuk do të ketë asnjë përfaqësues të PS në qendrat e votimit.
Sipas Xhafës, qendrat e votimit po caktohen në ambiente private dhe PS disponon fakte se po shfrytëzohen ambientet që u përkasin militantëve të PD. Në zonat e konstatuara nga PS ka të tjera ambiente të mjaftueshme, por siç vuri në dukje Xhafaj, gjithçka bëhet për të krijuar terren për manipulim të procesit. Vendimmarrjen e KQZ-së, Xhafa e cilëson me prapavijë të pastër politike dhe të imponuar nga shumica militante e PD. Për PS, KQZ nën drejtimin arbitrar të Arben Ristanit, po cenon rëndë standardet zgjedhore në vend. "Ky është një vendim më prapavijë politike nën drejtimin arbitrar të kreut të KQZ-së, Arben Ristani. KQZ, me frymën e saj militante, po cenon rëndë standardet zgjedhore dhe e ka futur procesin në një rrugë pa krye", u shpreh Xhafaj. Sakaq, drafti ku parashikohet që 500 qendra votimi të ngrihen në ambiente private, vijoi dje gjatë gjithë ditës. Qendra e votimit në Sukth shkaktoi debate të ashpra sidomos mes kryetarit Ristani dhe nënkryetares Subashi. Edhe përfaqësuesi juridik i PS-së ishte kundër ngritjes së qendrës së votimit në ambient privat, pasi kryetari i njësisë vendore deklaronte se nuk mund të përdorej shkolla, pasi ajo ka vetëm një derë. Ristani akuzoi Subashin se marrin vendime me tendencë, ndërsa nënkryetarja reagoi duke i kërkuar që nëse vëren realisht një mundësi të tillë, atëherë mund të niste procedurat për shkarkim. Para mbledhjes, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, përsëriti edhe një herë shqetësimin e institucionit që drejton se shumë drejtues vendorë po lëvizin qendrat e numërimit të votave të përcaktuara më parë. Sipas Ristanit, veprime të tilla e rrezikojnë shumë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 28 qershor. "Jemi duke përmbyllur proceset tona. Është prodhuar fleta e votimit, e cila është ndarë sipas qendrave të votimit ku fletët dhe materialet e tjera të votimit do shkojnë. Ligji parashikon që pushtetarët vendorë duhet të kishin mbyllur me kohë procesin e vendndodhjes dhe të caktimit të QV, megjithatë ata vazhdojnë të ndajnë, të lëvizin dhe të bashkojnë QV edhe sot. Ligji parashikon që 10 ditët e fundit të bëhen lëvizje vetëm në raste forcash madhore", u shpreh Ristani. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, disa drejtues vendorë kanë urdhëruar ndryshimin e qendrave të votimit, duke i spostuar ato në ambientet private, veprime këto që bien në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, që thotë qartë se qendrat e votimit duhet të vendosen pranë ambienteve shtetërore.