E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti dëshiron Meksesin e Romës

Është mbrojtësi francez i Romës, Filipe Mekses në krye të dëshirave të trajnerit të ri të Çelsit, Karlo Ançeloti. Ish-tekniku i Milanit ka filluar të mendojë për një zëvendësues të denjë për Rikardo Karvajon në repartin e mbrojtjes së skuadrës angleze, pasi portugezi duket shumë pranë largimit drejt Interit të Murinjos. Sikurse lexohet në faqet e "The Sun", trajneri aktual i "blues"-ave ka individualizuar në fakt te mbrojtësi francez elemente të mjaftueshme për të kënaqur ambiciet e Çelsit të tij.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›