Pensionet, një skemë piramidale
"Kur mora vesh se sa më kishte dalë pensioni, ndjeva si detyrë të grisja një nga posterat e qeverisë, ku reklamohet dyfishimi i pensioneve", - më tha një zotëri, që pak ditë më parë mori pensionin e parë. "Kam punuar 46 vjet dhe më thanë se pensioni më takon në masën 11200 lekë. Për shumë ditë nuk kisha kurajë t‘i thoja askujt. Ky është një pension poshtërues, është thjesht fyese", tregoi zotëria, emrin e të cilit nuk po e shkruajmë.
Çdokush që del në pension në Shqipërinë e sotme ka një fat të tillë, përfshirë edhe ata që deri në ditën e fundit të punës, kanë pasur pagë menaxherësh.
Sistemi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, sipas modelit që zbatohet në Shqipëri, është krahasuar gjithmonë me një skemë piramidale afatgjatë. Skema që përdoret në Shqipëri konsiston në faktin që ata të cilët kanë paguar në skemë të parët, do të marrin kontributin e brezit pasardhës, brezi i dytë do të marrë kontributet e brezit të tretë, e kështu me radhë. Por mund të vijë një ditë, (në fakt kjo ditë ka ardhur dy herë deri tani në Shqipëri), kur një brez i tërë të jetë i paaftë për punë ose të mos ketë vende pune. Brezi që kapet në një situatë të tillë në moshën e pensionit, konsiderohet "i pafat" dhe ka shumë gjasa të vdesë në varfëri të plotë. Ata që dalin sot në pension, janë thjesht brezi i djegur i skemës piramidale të pensioneve.
"Kur dola në pension në vitin 1995, mësova se qeveria kishte vendosur që të paguante të njëjtën shumë pensioni për secilin, pavarësisht se si kishin kontribuar njerëzit për skemën", - kujton Shpresa Daja, një ish-menaxhere për 40 vite në një fabrikë në pronësi të shtetit.
"Kështu që për tetë vite m‘u desh që të ngushëllohem me një pension prej 8700 lekësh në muaj", - thotë Daja, duke shtuar se, pavarësisht se kishte kontribuar për sistemin gjatë gjithë jetës së saj, sërish i duhet të mbështetet te djali i saj për të mbuluar shpenzimet bazë. Djali i saj, përveç kompensimit të pensionit të mamasë së vet, detyrohet që me rrogën e tij të paguajë edhe pensionet e dy të tjerëve përmes skemës së sigurimeve shoqërore.
Megjithatë, zgjidhja ekziston
Shumë vende janë përballur edhe më parë me probleme të tilla dhe i kanë dhënë zgjidhje të ndryshme. Por zgjidhja më e gjithëpranuar është klasifikimi i detyrimeve që shoqëria ka kundrejt pensionistëve si borxh publik. Në këtë rast, shoqëria detyrohet të paguajë pensione dinjitoze për brezin paraardhës, ndërkohë që parandalon një kolaps tjetër të sistemit të sigurimeve shoqërore në të ardhmen. Shqipëria u përball me falimentin e sigurimeve shoqërore për herë të parë në vitin 1994, kur u pa se për një brez të ri shqiptarësh, nuk kishte vende pune. Por në atë kohë, zgjidhja që qeveria i dha problemit, ishte mosshlyerja e borxhit që shoqëria kishte ndaj pensionistëve. Kjo zgjidhje i dha pensionistëve skemën "të gjithë të barabartë, të gjithë të varfër". Pavarësisht nga çfarë kishin bërë kur qenë të punësuar, të gjithë pensionistët e kohës morën një pension mjeran.
Brezi i shqiptarëve që filluan punë pas viteve ‘90, kur panë padrejtësinë që iu bë prindërve të tyre, ia kthyen qeverisë parimin "të gjithë të barabartë dhe të varfër" duke paguar sigurime shoqërore mbi paga minimale. Kur qeveria filloi të luftojë fenomenin në vitin 2006, zbuloi menaxherë bankash që deklaronin paga pastruesish. Por lufta e qeverisë për të detyruar të punësuarit e paktë të paguanin më shumë sigurime, nuk synonte rivendosjen e drejtësisë në skemë sesa krijim të ardhurash për të rritur pensionet për qëllime elektorale.
Brezi i pensionistëve të asaj kohe vuajti shumë, por edhe brezat e që pasuan nuk patën ndonjë të ardhme më premtuese, pasi problemi në fakt nuk u zgjidh. Ndërkohë, pensionistët krijuan një bllok të rëndësishëm votuesish, e cila qe më e madhe në numër sesa të punësuarit. Kështu, sot në Shqipëri ka 530 mijë pensionistë dhe 400 mijë të punësuar. Nga të punësuarit, 176 mijë punojnë në sektorin publik. Pensionet qesharake të premtuara, bëjnë që një numër i madh shqiptarësh të mos shohin asnjë interes për të kontribuar në skemë. Gjatë dhjetë viteve të fundit, shumë "reforma" janë ndërmarrë, por ato kanë qenë thjesht kozmetike dhe nuk e kanë zgjidhur në themel problemin. Reforma e fundit pritet të miratohet shpejt dhe do të krijojë llogari individuale në skemën e pensioneve, për të rritur raportin mes kontributit dhe përfitimit, si dhe menaxhimin e një pjese të papërfillshme të kontributeve nga shoqëri të specializuara private. Duket se me skemën e re, qeveria thjesht sa ka hequr dorë nga zgjidhja e problemit. Por shumë ekspertë paralajmërojnë se sistemi i pensioneve është në prag të një krize tjetër, që pritet brenda pak viteve dhe qeveria që do të detyrohet të merret me këtë problem, do të jetë shumë e pafat.