Servet Pëllumbi kritika Ramës. "Rrëzimi i qeverisë më 30 prill, naivitet"
Nje prej personaliteteve me te rendesishme te se majtes Servet Pellumbi kritikon mesazhet kryesore qe jep per momentin lideri i Parties Socialiste Edi Rama. Rrezimi i qeverise ne 30 eshte naivitet thote Pellumbi, megjithese jep shembuj kur mosbindja civile ka qene e dhunshme.
“Mosbindja qytetare para dy vjetësh në Francë brenda një nate dogji 20 mijë makina, sic kam dëgjuar unë në tv ndonjë politikan të së majtës fatkeqësisht që thotë se në 30 prill merr fund qeveria, në 30 prill merr fund korrupsioni, është naivitet” tha Pellumbi.
Persa i perket ideve te programit te ri te socialisteve Servet Pellumbi ka kritikat e tij per distancimin nga e majta.
“Ajo që është e majtë duket sikur ka turp të thotë që është e majtë. Pse? Sepse nuk i referohet atyre shtresave, kategorive të njerëzve, që janë të majtë dhe kërkojnë një program të majtë, nga vetë gjendja e tyre social-ekonomike. Po të jetë se partinë e ke parti në përgjithësi apo rreth një grupi njerëzish dhe pa referencë në hapësirat sociale atëherë ajo nuk është parti në kuptimin e vërtetë të fjalës. Po të jetë se u drejtohesh zgjedhësve, votuesve, dhe jo shtresave që kanë nevojë për programin tënd, atëherë vetëvetiu mos kërko të të votojnë dhe mos kërko që pse nuk më mbështesni” tha Pellumbi.
Ne projekt programin e ri te socialisteve ato vetequhen nje parti e qendres se majte dhe liberale. Ky emertim eshte cilesuar i papranueshem per shume nga figurat e socialisteve.
Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e shtunë , 24 prill 2010 ) < I mëparshmi