E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS reagon për mbrojtjen, Balla: Po pengohet hetimi

Partia Socialiste akuzoi kryeministrin Berisha për dekrata të rreme për cështjen e imunitetit, situatën ekonomike dhe kontrollin parlamentar mbi Ministrinë e Mbrojtjes.

Pak pas konferencës së Kreut të qeverisë, deputeti Taulant Balla tha se Kryeministri tregohet i papërgjegjëm kur flet për rritje ekonomike, kur në fakt rritet numri i të papunëve. Deputeti u ndal gjatë edhe në hetimin ndaj Ministrisë së Mbrojtes, kur tha se proceduart kanë nisur 5 muaj më parë, por kontrolli po pengohet për të mos nxjerrë në dritë skandalin ku ëshë implikuar vetë Kreu i qeverisë.
 

Për herë të parë, PS bëri publik edhe atë që Balla e konsideroi skandal të keqpërdorimit të Kuvendit. Prej më shumë se një viti sipas tij, kryetarja e Kuvendit po mban peng projektligjin për mbikqyrjen parlamentare të institucioneve të inteligjencës, një projekligj i hartuar nën asistencën e OSBE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›