E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: KQZ e re do jetë e ngjashme me këtë të vjetrën

Share

Kryetari aktual i KQZ-së, Arben Ristani, duke folur për GSH, thotë se reforma e re zgjedhore nuk është se ofron ndonjë skemë ndryshe për KQZ-në. Sipas tij, mendohet se do ketë një konkurs, por në rast se nuk ka konsensus në Komisionin e Ligjeve, atëherë skema e zgjedhjes është tekstualisht siç ka qenë. Opozita do skartojë dy kandidatura dhe më pas do jetë mazhoranca që do të votojë.

Ristani thotë se do kandidonte për kryetar KQZ-je nëse do kishte sërish konsensusin e palëve. Ai shprehet se mundësia për të hyrë në politikë është një opsion i hapur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›