E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Reforma zgjedhore? Nuk është se pati ndonjë ndryshim thelbësor

Share

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me konventën e LSI në shtator. Ai tha se kryetari i LSI do zgjidhet sipas parimit një anëtar, një votë. Vasili tha se konventa mbahet më 29 shtator.

I pyetur për marrëveshjen për reformën zgjedhore, Vasili tha se ky eveniment ka një anë pozitive në planin politik sepse përmbush një kusht të rëndësishëm për marrjen e statusit kandidat.

Vasili deklaroi se prova e këtij kompromisi do jenë zgjedhjet, por ai shtoi se në fakt nuk ka pasur ndonjë ndryshim rrënjësor apo thelbësor në kodin zgjedhor.

Tashmë kompromisi është arritur dhe kompromisi ka provë serioze zgjedhjet e vitit 2013, ku të gjithë së bashku do kemi mundësinë të shohim nëse ky kod i arritur përmes një kompromisi të vështirë e të stërzgjatur, a do prodhojë zgjedhje të pakontestuara? tha Vasili.

Ata që bëjnë kompromise marrin përsipër edhe përgjegjësi, shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›