E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezimi i dekreteve/ Presidenti dhe Kuvendi kohe pa limit per zevendesimet

Ne rastin e rrezimit te kandidaturave per vendet vakante ne Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese Presidenti dhe Kuvendi kane kohe te pakufizuar per zevendesimin e emrave. Kushtetuta dhe ligjet perkatese per dy institucionet nuk percaktojne nje afat limit se kur kreu i shtetit duhet te dekretoje emrat e rinj per te zevendesuar ata qe tashme jane rrezuar nga Kuvendi i Shqiperise.

Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese do te vijojne te jene pa numrin e plote te anetareve te tyre per sa kohe qe nuk jane dekretuar emrat e rinj nga Kuvendi i Shqiperise. Por kjo procedure do te zgjase edhe me shume per shkak te rrezimit te disa prej emrave te dekretuar tashme nga Presidenti Bamir Topi. Kushtetuta dhe ligjet perkatese per dy institucionet nuk percaktojne nje afat limit se kur kreu i shtetit duhet te dekretoje emrat e rinj per te zevendesuar ata qe tashme jane rrezuar nga Kuvendi i Shqiperise.

Afatet ligjore

Presidenti i Republikes nuk ka afat te percaktuar ligjerisht per te dekretuar emrat qe duhet te zevendesojne te rrezuarit nga Kuvendi per anetar te Gjykates se Larte apo te Gjykates Kushtetuese. Keshtu pohon per gazeten ligjvenesja demokrate anetare e Komisionit te Ligjeve Paulina Hoti. Ajo kujton se tashme kreu i shtetit ka ngritur nje grup pune i cili ka perzgjedhur emrat e pare dhe e njejta procedure duhet te vijoje edhe per zgjedhjen e kandidateve qe do te zevendesojne emrat e rrezuar.

Baza ligjore nuk percakton afat limit ne dispozicion te Presidentit per te dekretuar

zevendesimet. Gjykata Kushtetuese perbehet nga 9 anetare te cilet emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit. Perberja e Gjykates Kushtetuese perterihet cdo 3 vjet ne nje te treten e saj sipas procedures se caktuar ne kete ligj.

Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese fillon detyren pasi ben betimin para Presidentit te Republikes se Shqiperise. Mandati i gjyqtarit te Gjykates Kushtetuese fillon nga data e betimit dhe mbaron ne daten e njejte te atij muaji pervec rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe. Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese vazhdon ne detyre deri ne emerimin e pasardhesit te tij - thuhet ne nenin 7 dhe 8 te ligjit lsquoPer organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te republikes se Shqiperise. Ndersa ligji Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise sqaron nen nenet 4 dhe 5 te tij se gjyqtari i Gjykates se Larte emerohet nga Presidenti i Republikes pasi eshte marre me pare pelqimi i Kuvendit. Mandati i gjyqtarit te Gjykates se Larte fillon me hyrjen ne fuqi te dekretit te Presidentit per emerimin e tij.

Mandati i Kryetarit te Gjykates se Larte llogaritet brenda mandatit te gjyqtarit te kesaj gjykate. Asnjeri prej ketyre dy ligjeve te institucioneve perkatese nuk percakton proceduren e metejshme per zevendesimin e emrave te rrezuar dhe as afatet per keto procedura. Kuvendi i Shqiperise pak muaj me pare ka rrezuar ka rrezuar Vangjel Kosten i cili ishte dekretuar per anetar ne Gjykaten Kushtetuese ndersa ka dhene pelqimin per Altina Xhoxhajn e Bashkim Deden. Pak jave pas tyre jane rrezuar dhe dy dekretet per Gjykaten e Larte Sokol Como dhe Vexhi Mucmata ndersa eshte dhene pelqimi per Medi Bicin.

Ligji Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise

Neni 7

Perberja e Gjykates Kushtetuese

1. Gjykata Kushtetuese perbehet nga 9 anetare te cilet emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit.

2. Gjyqtaret emerohen per 9 vjet pa te drejte riemerimi nga radhet e juristeve me kualifikim te larte dhe me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion.

3. Perberja e Gjykates Kushtetuese perterihet cdo 3 vjet ne nje te treten e saj sipas procedures se caktuar ne kete ligj.

4. Kryetari i Gjykates Kushtetuese emerohet nga radhet e anetareve te saj nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit per nje periudhe prej 3 vjetesh me te drejte riemerimi brenda mandatit te gjyqtarit.

Neni 8

Fillimi i detyres

1. Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese fillon detyren pasi ben betimin para Presidentit te Republikes se Shqiperise.

2. Formula e betimit eshte Betohem se gjate kryerjes se detyrave te mia do ti qendroj kurdohere besnik Kushtetutes se Republikes te Shqiperise.

3. Mandati i gjyqtarit te Gjykates Kushtetuese fillon nga data e betimit dhe mbaron ne daten e njejte te atij muaji pervec rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.

4. Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese vazhdon ne detyre deri ne emerimin e pasardhesit te tij.

Ligji Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes

se Shqiperise

Neni 4

Procedura e emerimit te gjyqtarit te Gjykates se Larte

Gjyqtari i Gjykates se Larte emerohet nga Presidenti i Republikes pasi eshte marre me pare pelqimi i Kuvendit.

Neni 5

Mandati i gjyqtarit te Gjykates se Larte fillon me hyrjen ne fuqi te dekretit te Presidentit per emerimin e tij.

Mandati i Kryetarit te Gjykates se Larte llogaritet brenda mandatit te gjyqtarit te kesaj gjykate.

Vendet vakante ne Kushtetuese emri i ri brenda muajit

Presidenti i Republikes duhet te zevendesoje vendet vakante ne Gjykaten Kushtetuese brenda muajit. Keshtu percakton ligji per organizimin e ketij institucioni.

Ne rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit emeron nje gjyqtar te ri brenda 1 muaji i cili qendron ne detyre deri ne perfundimin e mandatit te gjyqtarit te larguar - thuhet ne nenin 9 te tij. Por po ne nenin 9 saktesohet se ky afat eshte vetem per ato raste kur vendi mbetet vakant per shkak se gjyqtari humbet detyren e tij per shkak se a denohet me vendim te formes se prere per kryerjen e nje krimi b nuk paraqitet pa arsye ne detyre per me shume se 6 muaj c mbush moshen 70 vjec c jep doreheqjen d me vendim gjyqesor te formes se prere deklarohet i paafte per te vepruar. Pra vetem ne keto raste zevendesimi i tij behet brenda muajit por nderkohe nuk ka afat te percaktuar per zevendesimet ne rast mbarimi mandati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›