E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, plagosi me thikë 51-vjeçarin, ndalohet autori

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të plagosjes së 51-vjeçarit në Elbasan.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 38-vjeçari Albian Kaçuli I cili dyshohet se ka plagosur me armë 51-vjeçarin Refik Duraku.
 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit kuKaçuli ka goditur me thikë 51-vjeçarin Duraku për motive të dobta.
 

Sipas policisë i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të Elbasanit ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërkohë që materialet në ngarkim të 38-vjeçari I kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›