Zbardhen diskutimet ne Asamblene e PS
TIRAN- Mbledhja e djeshme e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste ka nisur me debate ne lidhje me organizimin e strukturave te partise. Pas fjalimit te mbajtur nga kryetari i PS-se Edi Rama mbledhja e Asamblese Kombetare eshte zhvilluar me dyert te mbyllura pa pranine e gazetareve. Shekulli ka arritur te zbardhe se cfare ndodhi ne mbledhjen dyoreshe te zyrtareve te larte socialiste. Burime nga mbledhja e Asamblese Kombetare bejne te ditur se ka qene fillimisht deputetja Meksi e cila ka kerkuar kooptimin e Mojkom Zeqos si nje nder themeluesit e Partise Socialiste. Ne lidhje me kete propozim ka folur kryetari i AK-se Gramoz Ruci eshte shprehur se numrat jane te plotesuar por ne mbledhjen e ardhshme te Kongresit ky propozim do te merret parasysh. Me pas ka qene deputeti Erjon Brace i cili ka ashpersuar gjuhen duke kerkuar lufte pa kompromis ndaj korrupsionit. Pas tij nje tjeter shqetesim ka ngritur dhe deputeti Besnik Baraj i cili ka shprehur shqetesimin ne lidhje me listen e zgjedhesve. Ne materialin e meposhtem jane te renditur personat te cilet kane marre pjese ne diskutime.
Gramoz Ruci Jemi ne kete mbledhje se bashku me 36 kryetaret e rretheve te cilet sipas statutit do ti bashkengjiten Asamblese Kombetare. Krahas ketyre u jane bashkuar Asamblese edhe 14 anetare te rinj. Vijojme diskutimet sipas rendit dites.
Ermelinda Meksi Meqenese kemi edhe anetare te rinj nuk duhet qe te kete dublime brenda Asamblese Kombetare per ngarkimin e detyrave te Kryesise dhe sekretariatit por edhe te ketyre grupeve te punes ne Asamblese se ato drejtojne grupe pune ne Asamble. Vleresoj iniciativat per kooptime sepse koordinon mire eksperiencat e partise me prurjet. Propozoj qe te kooptohet edhe Mojkom Zeqo si nje nder themeluesit e Partise Socialiste dhe nje intelektual i shquar. Duhet nje forcim i efektivitetit te strukturave te partise domethene raportin e deputeteve me partine ne qark. Duhet nje forcim i bashkepunimit deputet-parti ne qark ne menyre qe te organizohet partia dhe te jete sa me efikase ne fitoren e zgjedhjeve te radhes.
Gramoz Ruci Ne e vleresojme figuren e Mojkom Zeqos si nje intelektual i shquar me kontribut ne themelin e Partise Socialiste. Ne zevendesuam disa vende bosh ne mbledhjen e sotme pas konsultimesh qe kemi pasur. Aktualisht ne nuk mund ta marrim ne konsiderate futjen e Mojkom Zeqos por per shkak te mungeses se numrave per ta futur ne Asamblene Kombetare. Por do te merret parasysh ne mbledhjen e Kongresit te Partise Socialiste.
Erion Brace Lufta ne Partine Socialiste nuk duhet te kthehet ne lufte klikash te korruptuara nje klike te zevendesoje tjetrin. Nuk duhet qe te gjithe te penduarit e korruptuar ti rehabilitojme.
Besnik Baraj Gjendja ekonomike ne vend eshte renduar. Jane me qindra studente me dege te ndryshme qe diplomohen dhe asnje prej tyre nuk hyjne ne pune. Shume njerez jane te pashprese per shkak se kryefamiljaret jane papune dhe femijet kalojne ne nje gjendje depresive.
Ka nje mungese demokracie ne Shqiperi. Ketu nuk behet fjale per nje vend apo nje aspekt ketu behet fjale per mungese demokracie atje ku quhet tempulli i demokracise qe per mendimin tim nga pikepamja e menaxhimit eshte nje mocal i demokracise. Nuk eshte tempulli i demokracise parlamenti por eshte mocali i demokracise. Ketu nuk behet fjale vetem per vitalitet ne miratimin e ligjeve por edhe ne funksionimin e parlamentit qe eshte rregullorja. Nuk ka nje parlament qe nderton nje parlament me nje rregullore qe nuk merret me konsensus kjo fale menyres se si e menaxhon Jozefina dhe Saliu.
Ne zgjedhjet qe po vijne krahas angazhimit tone te makines sone elektorale per njohjen e listave deri ne detaje duhet qe te ngreme instrumentet ligjore qe te sigurojme ate transparence qe u kemi dhene ne ne 2005-en qe i ka dhene Partia Socialiste Partise Demokratike. Ata kishin nje perfaqesues ne drejtorine e gjendjes civile qe ndiqte te gjithe procesin e pergatitjes se listave kur sot nuk lejohet te beje ne mungese te plote te transparences kur listat hartohen nga kjo drejtori dhe kur zyra e gjendjes civile eshte praktikisht nen ombrellen e ministrise se Brendshme. Sot kryetaret e bashkive nuk dine se cfare popullsie kane pikerisht per kete shkak. Ne duhet te shtrijme kete lloj kooptimi jo vetem ne nivel partie por edhe per rrethet ne te gjitha nivelet ne duhet qe te integrojme te gjitha vlerat kapacitetet qe kane kontribuar ne vite ne Partine Socialiste.
Gramoz Ruci Kalojme ne piken dy te rendit te dites per ceshtjet organizative dhe elektorale te partise. Zoti Klosi keni fjalen.
Blendi Klosi Riorganizimi i strukturave te partise ne nivel vendor ne perputhje me ndryshimet qe u bene ne Statutin e Partise te miratuara ne Kongresin e PSSH-se ne muajin prill 2010 ka qene drejtimi kryesor i veprimtarise organizative te partise ne periudhen nga muaji maj e ne vazhdim. Zgjedhja e kryetareve te PS-se se njesive vendore ne te cilat ky post ishte vakant ishte nje drejtim tjeter i punes organizative te partise ne kete periudhe. Ne zbatimin e detyrimit statutor per pergatitjen dhe dergimin e regjistrave te anetaresise se partise te baskive e komunave nga kryetaret e PS-se se rretheve jane derguar regjistrat e dates 31 qershor 2010 per 263 njesi vendore. Organizimi i strukturave te FRESSH dhe FGSH ne nivel vendor dhe qendror ne baze te ndryshimeve ne statutin e PSSH eshte nje moment i rendesishem i punes se partise ne kete periudhe. Nje nga drejtimet paresore te punes se strukturave te partise ne te gjitha nivelet ne periudhen ne vazhdim do te jete ajo e pergatitjeve per proceset elektorale te pritshme.
Gramoz Ruci Atehere te hedhim ne votim riorganizimin e FGSH dhe FRESH si edhe detyrat per ngritjen e sistemit te patronazhit. Kush eshte pro Te gjithe pro Kunder Asnje kunder Miratohet. Jemi ne piken e fundit te rendit te dites per diskutime te ndryshme. Kush e deshiron fjalen
Bashkim Fino Une kam bere nje thirrje publike per votebesimin e Kryesise dhe sekretariatit. E mbajta kete qendrim sepse kryetari nje vit me pare e ka bere votebesimin e tij. Prandaj e kam kerkuar edhe votebesimin e strukturave sepse procesi duhet te jete nje pergjigje. Ne fillim te mbledhjes se Asamblese Kombetare kryetari Rama dha nje pergjigje mbi kerkesen time. Une i pergjigjem apelit te kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama per ta terhequr kerkesen time per votebesim. I uroj pune te mbare Kryesise dhe sekretariatit te Partise.
Qemal Minxhozi Kete radhe po merremi vesh per te percaktuar rrugen tone politike se ku duam te arrijme. I bashkohem qendrimit te zotit Fino se strukturat nuk po funksionojne prej nje viti e gjysme si Kryesia apo sekretariati i Partise Socialiste. Por meqenese kryetari Rama ka dhene planin e tij te punes atehere te shohim se si do te permbushen te gjitha te dhenat nga zyrtaret socialiste. Nese do te kete probleme atehere une i bashkohem nismes se Bashkim Finos per votebesimin e Kryesise.
shte mire qe te gjithe jemi se bashku nese ne do te jemi mes vetes te percare eshte e kote te mendojme se do te fitojme. Duhet te jemi me konkrete ne propaganden qe ne bejme. Partia duhet te jete me e hapur te terheqe mendimin e intelektualeve te pavarur ne fusha te ndryshme. Duhet te mbledhin nje tryeze me keta eksperte per tu marre mendimet e tyre. Te ftojme intelektualet qe ti bashkohen kesaj nisme.
Profesori socialist debaton me kryetarin Rama ne lidhje me grupet sociale qe duhet te mbeshtese PS-ja
Servet Pellumbi Berisha po behet si Putini
TIRAN- Nje pike e vecante e diskutimeve ka qene dhe fjala e mbajtur nga profesori i socialisteve Servet Pellumbi i cili ka theksuar se ne Shqiperi nuk funksion demokracia. Ne nuk kemi nje vend demokratik. Sali Berisha eshte si Putini i vodhi votat. Modeli i demokracise qe po perpiqet te instalohet ne Shqiperi eshte modeli i Rusise. Nje parti qe fiton gjithmone nje opozite qe eshte gjithmone po ajo dhe parti te vogla qe jane garniture te kesaj demokracie - mesohet te jete shprehur Pellumbi. Por fjala e tij ka sjelle edhe nje perplasje me kryetarin e PS-se Edi Rama ne lidhje me target grupin qe duhet te kete partia.
Pershendes mesazhin e dhene nga kryetari i PS-se Edi Rama per zgjerimin e Asamblese Kombetare me kooptimet e reja. Partia Socialiste duhet te nxise edhe oponencen brenda vetes kritikat duhet te jene pjese e jetes ashtu sic kane qene nuk duhen shtypur zerat kritike. Duhet dalluar balta nga kritika. Kritikat brenda vetes nuk mund te quhen ato kane rendesine e tyre. Duhet ti zhvillojme kritikat brenda vetes. Duhet te forcohet kjo fryme per hir te situatave te ndryshme qe ndodhin ne jeten politike- tha Pellumbi. Me pas ai shtoi se me qeverisjen aktuale ne Shqiperi nuk funksion demokracia. Ne nuk kemi nje vend demokratik. Sali Berisha eshte si Putini i vodhi votat. Modeli i demokracise qe po perpiqet te instalohet ne Shqiperi eshte modeli i Rusise. Nje parti qe fiton gjithmone nje opozite qe eshte gjithmone po ajo dhe parti te vogla qe jane garniture te kesaj demokracie. Nga ana tjeter profesori ka leshuar akuza edhe ndaj strukturave te PS-se duke pohuar se shume prej tyre nuk po funksionojne. Duhet te merremi me shume me bazen e partise qe ka probleme. Duhet te shkoni baze dhe te shikoni se cfare mendimi ka baza per organizimin e strukturave. Nuk duhet te kete me bojkot. Opozita duhet te punoje edhe me shume. Duhet te fokusohet ne marrjen e mbeshtetesve e thithjes se njerezve. Vendi ka probleme ekonomike. Duhet te punojme qe te varfrit te behen me ne te votojne per Partine Socialiste -tha Pellumbi. Por e menjehershme ishte pergjigjja e Rames. Jo gjithandej te varfrit duhet ti perkasin nje drejtimi. Ne politike nuk jane te ndare qe te varfrit duhet te shkojne tek e majta dhe te pasurit jane tek e djathta. Ka vende qe te varfrit i merr i djathta. Ka edhe andej edhe kendej- tha Edi Rama.