E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS rinis bllokimin e akseve rrugore

UPDATE- Ashtu siç ishte paralajmëruar, PS ka nisur bllokimin e akseve rrugore.

Sipas burimeve të Ora News, mësohet se autostrada Gjirokastër- Tepelenë është bllokuar, konkretisht në vendin e quajtur Subashi.  Të gjithë simpatizantet e PS-së janë turrur drejt këtij vendi, ndërsa në këtë tubim do ti bashkangjiten dhe të gjithë mbështetësit opozitarë nga Gjirokastra, në këtë aks të vetëm që lidh Tepelenën me Gjirokastrën. Ende nuk dihet sa do të zgjasë bllokimi i rrugës.

E njëjta skemë ka ndodhur dhe në qytetin e Elbasanit, ndërsa protestuesit kanë dalë në rrugë. Kjo protestë, ka marrë drejtim nga krerët e PS-së në Elbasan, ndërsa të pranishëm kanë qënë dhe deputetët Valentina Leskaj dhe kreu i PS-së në Elbasan Astrit Halili.

Protesta ka nisur edhe ne Pogradec, ku eshte bllokuar aksi rrugor Pogradec-Perrenjas.

E njetja gje ka ndodhur edhe ne Sarande, ku protesutesit kane bllokuar qarkullimin tek ura e Gajdarit.

Protesta ka nisur eshe ne Berat, ku eshte bllokuar qarkullimi ne Uren Vajgurore.

Ashtu sic ishte parashikuar, simpatizantet e PS-se kane nisur protesten ne Fushe Kruje. Ata kane bllokuar autostraden Fushe Kruje-Shkoder.

****

Partia Socialiste ka paralajmëruar mbajtjen e protestave në disa qytete të vendit njëkohësisht. Protestat pritet që të fillojnë në orën 16:00

Sipas një njoftimi të selisë rozë, protestat do të mbahen në nëntë qytete të Shqipërisë, Gjirokastër, Sarandë, Fushë Krujë, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës.

Partia Socialiste ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestë, në këto momente të vështira në të cilat ndodhet vendi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›