Policë të maskuar, dhunë ndaj protestuesve të PS-së
Policia duket se është vënë në shërbim të qeverisë së kryeministrit Berisha dhe po dhunon qytetarët që protestojnë për votën.
Kështu, një qytetar rreth të 50-ave, i cili ka qenë i pranishëm gjatë ditës së djeshme për të protestuar para KQZ-së, është rrahur dhe dhunuar në mënyrë barbare nga disa persona me maska policie.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites pranë Rrugës së Kavajës, kur personat me maska policie kanë zbritur nga një fuoristradë gri dhe e kanë qëllluar atë pa asnjë paralajmërim.
Jo vetëm kaq, por policia tashmë ka ngritur edhe padi penale për shumë qytetarë që protestojnë para KQZ-së për votën e lirë.