E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS rinis bojkotin e Parlamentit

Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj partie që u zhvilluar në orët e pasdites së të martës.

 Pas propozimit të bërë, deputetët e opozitës kanë miratuar vendimin për bojkotin. Parlamenti i Shqipërisë rinis seancat këtë të enjte, ndërkohë që puna në komisione ka nisur rinisur të hënën që lamë pas, pas një ndërprerjeje disa javore për shkak të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Por me rinisjen e punimeve, deputetët opozitarë nuk do të marrin pjesë për shkak të rezultatit të votimit në Tiranë që KQZ-ja e certifikoi një natë më parë. Partia Socialiste pretendon se i është ndryshuar rezultati në tavolinë. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-24 16:37
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›