E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurohet ura e re mbi lumin Buna

Sipas tij, dhjetëra projekte të mëdha kanë nisur në të gjithë vendin dhe të tjera projekte do të nisin së shpejti.

“Vota e 8 majit do të shndërrohet për mbarë shqiptarët në një energji të re, të madhe, të pandalshme të zhvillimit.
Në këtë periudhë të shkurtër 18 mujore, ne përfundojmë autostradën Tiranë-Elbasan, në këtë periudhë do të nisim autostradën Lezhë-Shkodër me katër korsi, nisin punimet e tunelit e rrugës së Arbrit, Boshtit të Jugut. Shqipëria brenda katër viteve që vijnë do të ketë një rrjet rrugor që do të bëjë krenar çdo shqiptar. Mbështetja juaj plebishitare do të shndërrohet ashtu siç kemi premtuar në qindra dhe mijëra projekte, me të cilat ne do të ndërtojmë kudo kopshte moderne për fëmijët tanë, shkolla moderne për nxënësit tanë, spitale moderne për të sëmurët tanë, rrugët më të mira për mbarë shqiptarët, ujësjellës e kanalizime”, tha kryeministri.

Kjo vepër ka një rëndësi të veçantë për lidhjet e akseve rrugore të vendit dhe qytetit të Shkodrës me pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, në kufi me Malin e Zi. Ura e re, me gjatësi 275.5 metra dhe gjërësi 13.5 metra, është një invstim mbi 7 milion dollarë me standarde moderne. Ura ka një mbistrukturë metalike të lëvizshme me gjatësi 75 metra dhe përbëhet nga konstruksioni mekanik dhe ai elektromekanik. Hapja dhe mbyllja e urës, që lejon kalimin e mjeteve lundruese, përbëhet nga dy sisteme elektromekanik me kohëzgjatje deri në 8 minuta dhe një manual me kohëzgjatje 15 minuta. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-24 16:47
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›