E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi Negociatat e fundjaves pa marreveshje per hetimin e zgjedhjeve

Koalicioni qeveritar dhe opozita nuk arriten kete fundjave asnje marreveshje ne negociatat e shkurtra ndonese seanca e fundit 24 oreshe e parlamentit kerkoi qe zgjidhja te sillej mbledhjen e dites se hene. Perfaqesues te forcave kryesore politike bene te ditur se qysh nga mengjesi i dites se premte kur u mbyll parlamenti nuk eshte arritur ndonje mirekuptim dhe aq me pak ndonje kompromis per detajet e fundit mbi ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e vitit 2009.

Negociatat e kesaj fundjave pershkruhen me teper si kontakte te shkurtra ku palet konfirmuan mosndryshimin e qendrimeve te tyre. Seanca e radhes e parlamentit varet teresisht nga keto negociata dhe shpresa e fundit per seancen e fundit te ketij viti mbetet ndonje takim mengjesin e te henes midis ekperteve deputete te PD dhe PS-se.

Palet rane dakord seancen e fundit mbi 3 pika dhe ngecen tek e 4. Pika 1 kishte bente me objektin e hetimit te komisionit Pika 2 qe kryetari ti perkase opozites Pika 3 qe vota e kryetarit te jete e barabarte me 3 vota. Ndersa pika 4 u debatua me dy variante Opozita tha qe KQZ te vere ne dispozicion materialet zgjedhore por shumica tha qe hetimet te behen ne perputhje me Kodin Zgjedhor dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese. Seanca rifilloi dhe u nderpre disa here gjate nates midis te enjtes dhe te premtes ndersa eksperte te dy paleve riformulonin pikat e dokumentit qe do te mundesoje ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet e 2009. Parlamenti rifilloi seancen e panderprere ne 5 e gjysem te mengjesit pas shume ore diskutimesh te zvarritura vetem per nje shprehje nese KQZ duhet te dorezoje materialet apo nese hetimi duhet bere sipas Kodit Zgjedhor dhe Gjykates Kushtetuese.

Ne fund deputetet e opozites propozuan qe seanca te shtyhet diten e hene dhe negociatat te vazhdojne gjate fundjaves. Shumica dhe opozita fajesuan si zakonisht njera-tjetren per mungese te vullnetit politik mbi keto hetime. Opozita theksoi se nuk po kerkon asgje me teper nga ato qe ka kerkuar edhe Parlamenti Europian ne rezoluten e fundit per Shqiperine. Ndersa kryeministri Sali Berisha tha se ishte i gatshem te jepte opozites edhe shumicen e edhe kryetarin e ketij komisioni hetimor me kusht qe keto hetime te beheshin mbi fakte dhe prova konkrete. Madje sipas tij ishte opozita ajo qe e ka vonuar dhe zvarritur ngritjen e ketij komisioni hetimor me kerkesa qe dalin jashte kornizave kushtetuese dhe ligjore.

Seanca ende e papercakuar e te henes 27 dhjetor pritet te mbahet vetem dy dite para nje tjeter mbledhje te rendesishme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te vendose te merkuren ne date 29 dhjetor per fatin e fleteve te votimit. KQZ ka thene se per shkak te negociatave partiake dhe ngercit politik eshte teper e shqetesuar per shkeljen e te gjitha afateve ligjore qe e detyrojne ate te nise pergatitjet e zgjedhjeve vendore te muajit maj.

Presidenti Bamir Topi dekretoi 8 majin si daten e zhvillimit te zgjedhjeve vendore duke i lene nje kohe mese te majftueshme partive politike per te pergatitur zgjedhjet si edhe per te kryer reformen zgjedhore. Por disa nga keto pika kane hyre si zakonisht ne nje rreth vicioz pa hetime nuk ka reforme zgjedhore - sipas opozites dhe pa keto te dyja vihet ne pikepyetje pjesemarrja ne zgjedhjet vendore - sipas disa aleateve te vegjel te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›