Rrahën gjyqtarin e FIFA-s, dy kapot e Laçit në qeli
Laç – Policia e Laçit, pas paralajmërimeve nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj, ka arrestuar dy nga protagonistët e dhunës së të dielës në fushën sportive të Laçit. Zëvendës presidenti i klubit Dodë Laska dhe zëvendës traineri i skuadrës Adrian Laska përfunduan në qeli nën akuzën e ushtrimit të dhunës për shkak të detyrës.
Pak orë para ndërhyrjes së policisë, në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve u zhvillua mbledhja e komisionit antidhunë, për të diskutuar posaçërisht ngjarjen e rëndë në ndeshjen Laci-Kastrioti, fundjavën e shkuar ku është dhunuar gjyqtari i FIFA-s Lorenc Jemini. Në një deklaratë për shtyp, zv.ministrsi i sportve Dashnor Bajaziti konfirmoi ndërmarrjen e masave konkrete nga policia e shtetit.
Drejtori i përgjithshsëm, Hysni Burgaj, sipas zv/ministrit Bajaziti ka konfirmuar fillimin e procedimit penal për 8 persona si inisiator dhe shkaktarë të kësaj dhune. Bajaziti konfirmoi kërkesën që komisioni i ka bërë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe autoriteteve përkatëse për ndryshimin dhe ashpërsimin e masave ndëshkuese për mos përsëritjen e këtyre akteve të dhunës në fushat sportive.
Shkrime të tjera me interes: