PS shpërndan ndihma për 40 foshnja në njësinë nr.8
TIRANË- Familjeve të 40 foshnjave të lindura në nisje të këtij viti në njësinë 8 në kryeqytet, u janë shpërndarë dhurata simbolike nga Partia Socialiste.
Këto pako erdhën në shenjë mbështetje ndaj prindërve që sollën në jetë fëmijët. Dhënia e ndihmës simbolike sipas organizatorëve dhe më konkretisht anëtarit të Asamblesë të Partisë Socialiste Ervin Bushati, është një mesazh se të ardhurit në jetë nuk janë vetëm gëzim për familjet e tyre, por edhe për gjithë komunitetin.
Vetë Bushati tha se kjo nismë do të vazhdojë edhe me ndihma ndaj familjeve të tjera në këtë njësi bashkiake. Gjithashtu ai i bëri apel biznesit ta mbështesë në këtë nismë.
(ma.ar/BalkanWeb)