Sequi: Të respektohen të drejtat themelorë të romëve
TIRANË- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, që festohet më 8 prill, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi, përgëzon komunitetin e Romëve dhe nënvizon nevojën për përpjekje më të fuqishme për përfshirjen e komunitetit Rom në Shqipëri.
Ambasadori thekson se "përfshirja sociale e Romëve është një çështje evropiane. Romët janë një prani e lashtë në Evropë dhe si të tillë ata duhet të gëzojnë të drejtat e plota të qytetarisë nëpërmjet një politike të vërtetë përfshirje. Bashkimi Evropian është i angazhuar veçanërisht për këtë qëllim. Si një Bashkim i themeluar mbi vlera të forta, ne duhet të sigurojmë që të drejtat themelore të Romëve të respektohen". Sipas tij, përfshirja sociale e Romëve duhet të jetë gjithashtu një çështje shqiptare, sepse Romët janë një prani e lashtë gjithashtu në Shqipëri dhe po ashtu një realitet i ditëve tona.
"Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të Romëve është një ndër 12 prioritetet kyçe të Opinionit mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe si e tillë një prej kushteve për ecjen përpara në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Që të përmbushet ky prioritet është i nevojshëm angazhimi dhe përpjekjet e përbashkëta të autoriteteve kombëtare dhe vendore, shoqërisë civile, medias dhe sigurisht ndërgjegjësimi i të gjithë publikut shqiptar", nënvizon Sequi.
"Dita Ndërkombëtare e Romëve u shpall e tillë më 1990 në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për diskriminimin dhe margjinalizimin e komunitetit Rom dhe të promovojë kulturën Rome", përfundon mesazhi i Ambasadorit të BE-së në Shqipëri.
(ma.ar/BalkanWeb)