E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS shpreh shqetësime mbi situatën e rendit në vend

Tiranë, 31 janar NOA Partia Socialiste
shprehu sot shqetësimin për faktin se kjo javë ka qenë alarmante sa i përket
sigurisë së shtetasve dhe alarmon se është rritur pasiguria e jetës.

Ky fenomen është shqetësues, për çdo shqiptar
që e sheh ditë pas dite se sa pak vlen jeta e tij, pikërisht nga mungesa e
sigurisë në vend, - tha para disa minutash në një dalje për mediat, Pirro
Lutaj, deputet i PS.

Ai vlerësoi se dy vrasje në tre ditë me nga
tre viktima secila, tregojnë më së miri, se propaganda qeveritare është abuzuese
dhe e paqartë në filozofinë e sigurimit të rendit dhe të qetë sisë në vend.

Servirja publike e uljes së krimit të vrasjes
është një abuzim skandaloz i qeverisjes së sotme. Niveli i kriminalitetit nuk
mund të matet kurrsesi vetë m me një krim. Po është tërësia e veprave
penale që ndodhin në një territor gjatë një periudhë të caktuar kohore, që
e përcaktojnë këtë, - konsideroi Lutaj.

Ai tha se shifrat e kriminalitetit sipas
statistikave që ka demonstruar vetë Policia e Shtetit, janë alarmante, dhe nuk
japin aspak tablo optimiste të situatës së sigurisë në vend.

Kështu, nëse do ti referohemi statistikave
zyrtare të Policisë, vihet re se krimi është në rritje dhe i pakontrolluar
gjatë qeverisjes së kësaj mazhorance. Rritja e kriminalitetit është gati 1200
vepra penale për çdo vit, çka flet vetë për një situatë alarmante dhe
mosplotësim të standardeve që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë në vend,
- tha Lutaj.

Sipas tij, në analizën e punës së Policisë së Shtetit
për vitin 2009, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë fshehu për herë të parë dhe
jo rastësisht, statistikën e krimeve kundër pronës.

Ky është një rast i paprecedent, por që ka
një shpjegim. Numri i këtyre krimeve është në rritje skandaloze, ndërkohë që fuqia
zbuluese për këtë figurë krimi është më e ulëta historikisht, vetëm 45 për qind,
- komentoi Lutaj.

Po ashtu ai evidentoi si shqetësuese për
qytetarët janë bërë dhe vjedhjet e shumta të banesave, të qytetarëve në rrugë,
të bizneseve, të cilat shumë shpesh mbeten të pazbuluara.

Kurse vlerësoi se shumë faktorë e favorizojnë
kriminalitetin në vendin tonë të cilët e kanë zanafillën në politikën e ndjekur
këto vite të fundit me kuadrot e policisë. Lutaj akuzoi se janë hedhur në
rrugë rreth 2600 punonjës policie të specializuar, të trajnuar brenda dhe
jashtë vendit, të cilët tha se janë zëvendësuar me militantë partie.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›