E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Tiranë, identifikohet viktima, policia: Kemi një të dyshuar

Tiranë, 31 janar NOA/Update Identifikohet i
riu i cili u ekzekutua me armë rreth një orë më parë pranë një karburanti në
zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Burime nga policia thanë për agjencinë e
lajmeve NOA se viktima është Armand Hasani 27-vjeç nga Tirana.

Ai ka mbetur i vdekur në vend pasi është qëlluar
me armë zjarri nga një person i cili mundi të largohej me shpejtësi duke u
shpëtuar prangave të policisë.

Forca të shumta policie rrethuan vendin e
ngjarjes ndërsa oficerët e krimit nisën hetimet për të zbuluar motivin dhe
autorin e këtij krimi.

Policia deklaroi se aktualisht ka një të
dyshuar si autor të ekzekutimit të 27-vjeçarit por për arsye hetimi nuk mund të
bëjë të ditur identitetin e tij, ndërsa ai është shpallur në kërkim.

Përsa i përket motivit të vrasjes policia
deklaroi se ngjarja është në hetim e sipër dhe aktualisht nuk ka ende një motiv
zyrtar.

Ndërkohë policia ka marrë në pyetje dëshmitarët
e ngjarjes për të zbardhur mekanizmin e krimit si dhe të dhëna të tjera rreth
autorëve motivit të vrasjes.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›